Kovaçevski: Pas pagës minimale, vijon rritje edhe e pagave të tjera, por edhe nevoja për efikasitet

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend kumtoi se pas pagës minimale, vijon rritje edhe e pagave të tjera, por njoftoi për rritje t produktivitetit dhe efikasitetit në sektorin publik, që njëjtë si për pagën minimale do të rregullohet me ligj.

“Kemi pagë minimale prej 18.000 denarë. Tani nevojiten dy paga minimale për t’u mbuluar një shportë konsumuese sindikale. Nëse punojnë dy me pagë minimale do të mund të mbulojnë shportën sindikale, ndryshe nga atëherë kur mundeshin të mbulojnë gjysmë shportë konsumuese. Në vitin 2016, pjesëmarrja e pagës minimalen pagë mesatare ka qenë 38%. Paga mesatare në atë kohë ka qenë 22.000 denarë. Tani paga mesatare është gati se 30.000 denarë. Kjo do të thotë se janë rritur të gjitha pagat në shtet. Në vitin 2021, paga minimale merr pjesë me 62% në pagën mesatare”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.

Ai tha se kjo është arritur përmes dialogut social, ku të pranishëm kanë qenë të gjitha sindikatat, jo vetëm ato përfaqësuese, ndonëse disa nga krerët e sindikatave jo përfaqësuese, siç ka treguar ai, kanë bërë gjithçka për ta shpërbërë atë mbledhje.

“Paralelisht me këtë, shteti dha mbështetje për të mbuluar deri në fund të vitit kontributet për rritjen e pagës minimale. Vlen programi për subvencionimin e rritjes së pagave në sektorin privat. Nëse një kompani vendos të rrisë pagën e punonjësve të saj, atëherë shteti merr pjesë duke subvencionuar kontributet. Për këtë vendosin kompanitë, sepse mund të rrisin produktivitetin dhe të marrin mbështetje për investime, të cilat dikur ishin vetëm për investime të huaja”, shtoi Kryeministri Kovaçevski.

Ai kumtoi se “produktiviteti, prodhimi dhe eksportet janë rritur dhe kemi një ekonomi që është në krizë prej dy vitesh dhe e cila në vitin e tretë ka performanca  – për sa i përket pagesës së TVSH-së, kontributeve dhe të gjitha taksave të tjera, më të larta se vitin e kaluar – sepse është në gjendje të mirë”.

Kryeministri tha se tashmë ka filluar dialogu social për harmonizimin e pagave në sektorin publik me sindikatat përfaqësuese, por bëri thirrje për efikasitet më të madh.

“Nuk mund të rrisim vazhdimisht pagat në sektorin publik, pa asnjë kërkesë nga sektori publik, për të mos rritur produktivitetin e sektorit publik. Sektori privat, i cili financon pagat në sektorin publik, kërkon të rrisë produktivitetin dhe efikasitetin në punë.

Do të dakordohet për një shumë për rritje, për një metodologji për rritje, nuk ka nevojë për ndikim politik për rritjen e pagës minimale të përcaktuar me ligj. Kompleksiteti i vendeve të punës do të shihet, por procesi i efikasitetit, efektivitetit dhe racionalizimit duhet të ecin paralelisht në mënyrë që të rritet produktiviteti, i cili do të shoqërohet me një ligj të ri për pagat”, shtoi Kryeministri.

“Në 6 muajt e ardhshëm do të punohet për një ligj të tillë dhe i bëj thirrje opozitës që të marrë pjesë në grupin e punës së bashku me MPPS-në”, kërkoi Kryeministri Kovaçevski.

Ai kostatoi se kompanitë që krijojnë humbje duhet të riorganizohen dhe se e gjithë kjo do të sigurojë funksionalitet me të cilin të gjithë do të jenë të kënaqur.

“Të krijojmë një shtet efikas në të cilin sektori privat do të marrë shërbimet më të mira nga sektori publik dhe do të jetë gjithmonë i aftë dhe më produktiv për ta financuar atë në të ardhmen”, tha Kryeministri Kovaçevski në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.