Kovaçevski: Vendimi i Patriarkanës së Kostandinopojës e përfshiu KOM-AO në bashkësinë me kishat e tjera

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë  së Veriut Dimitar Kovaçevski në rrjetet sociale postoi një tekst me mesazh urimi me rastin e vendimit të Patriarkanës Ekumenike, me të cilin Kisha Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit pranohet në bashkësinë eukaristike me kishat e tjera ortodokse.

Tekstin e Kryeministrit Kovaçevski në rrjetet sociale me urimin drejtuar  kryepeshkopit z.z Stefan dhe Sinodit të KOM-AO, e përcjellim në mënyrë të plotë:

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për Shenjtërinë e Tij Hyjnore, Patriarkun Ekumenik z.z. Bartolomeu, i cili bëri një vepër të madhe, tregoi kujdes të madh për një popull të madh ortodoks dhe Patriarkana Ekumenike me këtë akt konfirmoi se  qëndrojnë në misionin dhe përgjegjësinë historike.

Edhe pse me këtë akt statusi dhe emri përfundimtar ende nuk janë zgjidhur, hapi më i rëndësishëm dhe më i madh ka përfunduar. Tani kisha jonë ortodokse është në bashkësi me të gjitha kishat ortodokse dhe kjo ditë është një ditë historike pas 7 dekadash izolimi total.

Sot me vendimin e Patriarkanës Ekumenike hyjmë në familjen ortodokse të të gjitha kishave lokale. Dhe ky vendim i Patriarkanës Ekumenike, e cila na njeh si Kryepeshkopatë e Ohrit, nënkupton njohjen e vazhdimësisë që ka kisha jonë historike me Kryepeshkopatën e lashtë të Ohrit.

Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Maqedonase, të gjithë të krishterët ortodoksë i uroj për këtë lajm të mirë.