Fillon Samiti i Ballkanit të Hapur në Ohër

Sot në Ohër, Kryeministri Dimitar Kovaçevski  do ti mirëpres liderët e rajonit me rastin e Samitit të Ballkanit të Hapur i cili do të mbahet në hotel “Metropol” në qytetin e Ohrit.

Samiti i Ballkanit të Hapur në Ohër, fillon me 8 qershor të vitit 2022 ( e mërkurë) me fillim në ora 10:00, me fjalim zyrtarë të kryeministrave të Maqedonisë së Veriut Kovaçevski, të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Këtë vit në Samit do të marrin pjesë edhe këto shtete, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina. Në Ohër do të arrij edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Avazoviq, udhëheqësi I Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, si dhe eurokomesari për zgjerim,Oliver Varhei, të cilët gjithashtu do të mbajnë fjalime. Video me porosi do të ketë zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-ve, Gabriel Eskobar.

Pas fjalimeve zyrtare do të pasojn panel sesione për turizëm dhe kulturë.

Panel sesioni i parë do të jetë me temë: “Ballkani i Hapur, hap turizmin” fillon në ora 11:00.  Sesionin për turizëm do ta hap zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, Fatmir Bytyqi, i cili së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, si dhe ministren për Turizëm dhe Ambient Jetësorë të Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furhi dhe ministren për Tregti, Turizëm dhe Telekomunikacion të Serbisë, Tatjana Matiq, do të diskutojnë për përfitimet nga iniciativa dhe masat që do të ndërmerren për zhvillimin e turizmit në nivel rajonal.

Në sesion të pranishëm jan edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit nga vendi dhe rajoni, ndërsa fjalime do të kenë edhe Kryetarët e odave ekonomike, Branko Azeski, Kryetar i Odës Ekonomike, Marko Çadezh, Kryetari i Odës Ekonomike te Serbisë, Ines Mukostepa, Kryetar i Unionit  të odave tregtare-industriale të Shqipërisë.

Panel sesioni me temë: “Ballkani i Hapur hap kulturë” fillon në ora 12:45. Fjalime hyrëse do të ketë zëvendëskryeministri për eurointegrime Bojan Mariçiq, i cili së bashku me ministren për Kulturë, Bisera Kostadinovska Stojçevska me Elva Margariti, ministren për Kulturë të Shqipërisë dhe Maja Gojoviq, zëvendëskryeministre dhe ministre për Kulturë dhe Informim të Serbisë do të diskutojnë për rendësin e kulturës në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”.

Pas nënshkrimit të memorandumeve për bashkëpunim në katër fusha të rëndësishme, do të pasoj konferencë për shtyp e liderëve në ora 14:30. Cdo kush nga liderët në konferencën për shtyp do të përgjigjet në një pyetje nga mediat e akredituara, gjegjësisht do të përgjigjen në pesë pyetje të parashtruara nga mediat.

Iniciativa “Ballkani i Hapur”, me të gjitha bazat të logjikës ekonomike është pozitive, për shkak se krijon një treg të madhe të kapitalit, mundësi për shkëmbim dhe kjo do të shkaktojë rritje të Bruto- prodhimit vendas për rajonin.