Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski tha se me rebalancin e Buxhetit për vitin 2022, i cili pritet të miratohet së shpejti në Kuvend, parasheh gati 80 milionë euro shtesë për reagim të shpejtë dhe masa të reja për mbrojtjen e stabilitetit të qytetarëve dhe kompanive në krizën ekonomike.
“Duke pasur parasysh se efekti i krizës është zgjatur për shkak të luftës në Ukrainë dhe duke pasur parasysh se çmimet e bursave botërore dhe të energjisë dhe derivateve të naftës, ushqimeve dhe lëndëve të para janë vazhdimisht në rritje, ky ishte një nga supozimet në hartimin e rebalancit të Buxhetit për vitin 2022. Një buxhet që siguron stabilitet dhe mbështetje për qytetarët dhe kompanitë dhe ruan standardin dhe likuiditetin e kompanive. Këto para janë për të mbështetur qytetarët, kompanitë që mjetet e tyre do të kahëzohen në përgatitjen e masave që do të targetohen drejt këtyre kategorive të qytetarëve dhe kompanive. Në vetë rebalancin e buxhetit janë paraparë 52 milionë euro për bujqit dhe mjete financiare janë paraparë për ngritjen dhe pagesën e pensioneve, pagat në arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve, si dhe subvencione për rritjen e pagës minimale. Të gjitha këto në këtë moment gjenden për votim para deputetëve”, tha Kovaçevski.
Kryeministri vuri në dukje se të hyrat totale nw Buxhet janë rritur për shkak të mbledhjes së mirë të të hyrave burimore të buxhetit dhe të hyrave të fondeve si dhe janë rritur shpenzimet totale për të financuar masat kundër krizës deri në fund të vitit. Bazuar në të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara, deficiti është planifikuar të jetë më i lartë se sa ishte planifikuar fillimisht, por më i ulët se sa pritej dhe spekulohej, dhe deficiti parashikohet në 5.3% të BPV-së, që normalisht përfshin shlyerjen e borxhit të jashtëm nga e kaluara dhe pagesën e interesit në bazë të atyre borxheve.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se përgjegjësia në kushte të tilla për çdo Qeveri është e madhe sepse duhet menduar për qytetarët, për kompanitë. Së pari kategorive më tw cwnueshme të qytetarëve për të mbrojtur standardin e tyre të jetesës, dhe nga ana tjetër për të siguruar likuiditet për kompanitë në mënyrë që të mund të operojnë dhe të sigurojnë zhvillimin e tyre të mëtejshëm ekonomik.
“Për këtë qëllim u miratuan 26 masa kundër krizës, të cilat peshonin 400 milionë euro dhe subvencione shtesë të energjisë elektrike, që në total nënkuptonte shpenzime të synuara prej 610 milionë eurosh, që siguruan masa që të mos ketë rritje tw cmimeve për qytetarët dhe të ketë energjinë më të ulët dhe veçanërisht energjia elektrike në të gjithë rajonin," tha Kovaçevski.