SHPALLJE PUBLIKE për shprehjen e interesit për pjesëmarrje në Këshillin Kombëtar të Ndërmjetësimit
Në bazë të nenit 64 paragrafi 5, neni 65 paragrafi 1 të Ligjit për Ndërmjetësim (,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut,, nr. 294/2021), Qeveria e Republikës së Maqedonisë shpall:
SHPALLJE PUBLIKE
për shprehjen e interesit për pjesëmarrje në Këshillin Kombëtar të Ndërmjetësimit
1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall Shpallje Publike për shprehjen e interesit për pjesëmarrje në Këshillin Kombëtar për Ndërmjetësim dhe nga radhët e personave të paraqitur do të zgjedhë katër anëtarë të Këshillit Kombëtar të Ndërmjetësimit.
2. Për anëtar të Këshillit Kombëtar të Ndërmjetësimit mund të zgjidhet personi i cili i plotëson kushtet si në vijim:
- ë jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- të jetë person i aftë për punë dhe të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore, e cila dëshmohet me vërtetim të lëshuar nga institucioni kompetent shëndetësor nga fusha e mjekësisë së punës,
- të ketë diplomë për arsimin e lartë të përfunduar VII/I ose 300 kredi sipas Sistemit Evropian për Transfer të Kredive (SETK) në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose aktvendim për njohjen e kualifikimit adekuat të arsimit të lartë të fituar jashtë vendit të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës,
- dëshmi se ka të paktën pesë vjet përvojë pune pas diplomimit në fushën adekuate dhe
- të kenë treguar rezultate në fushën e ndërmjetësimit, në pesë vitet e fundit.
3. Me fletëparaqitjen kandidatët detyrimisht duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
1) Fletëparaqitje të shpalljes;
2) Biografi të shkurtër;
3) Certifikatë të shtetësisë;
4) Dëshmi se është person i aftë për punë dhe ka aftësi të përgjithshme shëndetësore, e cila vërtetohet me vërtetim të lëshuar nga institucioni kompetent shëndetësor nga fusha e mjekësisë së punës;
5) Diplomë për arsimin e lartë VII/I ose 300 kredi sipas Sistemit Evropian për Transfer të Kredive (SETK) në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose aktvendim për njohjen e kualifikimit adekuat të arsimit të lartë të fituar jashtë vendit të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ;
6) Dëshmi se ka të paktën pesë vjet përvojë pune pas diplomimit në fushën adekuate dhe
7) Dëshmi që tregon rezultate në fushën e ndërmjetësimit ,në pesë vitet e fundit.
4. Dokumentet nga pika 4 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut Bul. “Ilinden” nr. 2 1000 Shkup me shënimin: „ Për shpalljen publike për shprehje të interesit për pjesëmarrje në Këshillin Kombëtar të Ndërmjetësimit“.
5. Anëtarët e Këshillit emërohen për periudhë katër vjeçare, me të drejtë rizgjedhje.
6. Anëtarët e Këshillit janë të detyruar të marrin pjesë aktive në kryerjen e aktiviteteve të Këshillit dhe të marrin pjesë rregullisht në seancat e parapara.
7. Anëtarët e Këshillit kanë të drejtë të kompensimit me para për kryerjen e punëve nga fushëveprimi i tyre, në shumë prej gjysmës së pagës mesatare neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut të paguar në tre muajt e fundit.
8. Anëtarët e Këshillit të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë zonës së qytetit të Shkupit kanë të drejtë në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit për transport me autobus në shumën reale, për çka i dorëzohet dëshmi sekretarit të Këshillit.
9. Këshilli është në seancë të vazhdueshme, me obligim që të mbajë të paktën dy seanca gjatë një muaji.
10. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 15 ditë.
11. Shpallja do të publikohet në ueb faqen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
12. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe pakompletuar si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.