“Kemi pasur një festë jashtëzakonisht dinjitoze më 2 gusht në Krushevë dhe në vende të tjera. Komentet negative nuk shkojnë në favor të një dite kur presidenti i shtetit pas vdekjes i dha nderimet më të larta shtetërore Nevena Georgieva Dunjës. Presidenti Pendarovski e nderoi atë dhe një numër luftëtarësh të tjerë që luftuan për shtetin e pavarur maqedonas, në të cilin praktikisht jetojmë sot”, tha Kryeministri Kovaçevski për kremtimin e sivjetshëm të Ditws së Republikës.
Ai përkujtoi se paraardhësit tanë e arritën ëndrrën për shtet të pavarur maqedonas me luftën që e bënë në vitin 1903 dhe 1944, dhe në vitin 1991 kjo u vërtetua me themelimin e shtetit të pavarur të Republikës së Maqedonisë.
“Ai shtet sot është i të gjithë qytetarëve dhe është detyra jonë ta vendosim në BE, si shtet i maqedonasve që flasin gjuhën maqedonase, por edhe si shtet i të gjithë qytetarëve të tjerë që jetojnë këtu: shqiptarëve, serbëve, boshnjakëve, romëve dhe të gjithë të tjerët dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe më të begatë për brezat tanë të ardhshëm. Unë jam një person që besoj në kapacitetin e popullit tonë, e kemi konfirmuar gjatë historisë se mund të marrim vendime të vështira dhe të mëdha, por që jemi edhe një popull punëtor. Integrimin më të shpejtë e kemi pasur në NATO dhe mendoj se integrimin më të shpejtë do ta kemi edhe në BE”, theksoi në intervistë Kryeministri Kovaçevski.