Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në pjesëmarrjen në lajmet e televizionit Sitel në lidhje me krizën energjetike, theksoi se paraprin dimri më i vështirë pas Luftës së Dytë Botërore, por se shteti duhet të sigurojë funksionimin të papenguar të të gjitha funksioneve bazë, të sistemit shëndetësor si dhe të sistemit të sigurisë. Në mënyrë shesë, tanimë institucionet aplikojnë masat për kursimin e energjisë elektrike, objekti më i ndriçuar në vend është ndërtesa e Qeverisë, ndërsa kjo nuk do të jetë më nga sot e nesër, tha Kovaçevski.
“Që nga muaji maj kam thënë se na pret dimri më i vështirë sa i përket krizës energjetike dhe për sa i përket inflacionit të çmimeve. Këtë tanimë të gjithë e përjetojmë. Po i shikojmë çmimet në bursat e energjisë elektrike sot janë 640 euro për megavat orë, kurse fjuçersat për tremujorin e katërt të këtij viti dhe tremujorin e parë të vitit tashmë lëvizin në një mijë euro për megavat orë. Ato të dhëna të çmimeve tregojnë se në Evropë ka mungesë të energjisë elektrike”, tha Kovaçevski dhe shtoi se të gjitha vendet e Evropës, duke përfshirë edhe vendin tonë, tashmë marrin masa për kursimin e energjisë elektrike, si dhe për kursimin e burimeve të tjera të energjisë.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se jetojmë në një ekonomi liberale, në të cilën tregu i dikton çmimet, ashtu siç i dikton produktet e konsumit, ndërsa kjo vlen edhe për sektorin e energjisë.
“Ajo që EEM, si kompani shtetërore, merr përsipër të sigurojë energjinë elektrike me çmimin më të favorshëm dhe shteti sipas mundësive të tij, ta subvencionojë atë energji elektrike në pjesën më të madhe në mënyrë që të parandalojë rritjen e madhe të çmimit”, theksoi Kovaçevski dhe shtoi se Oda Ekonomike i ka dhënë kërkesat e saj të cilat Qeveria i shqyrton me vëmendje të madhe.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se shteti në vazhdimësi e monitoron situatën dhe në atë drejtim me ribalancimin tanimë janë siguruar 76 milionë euro për masa kundër krizës të cilat si pako janë duke u përgatitur për tremujorin e katërt në Ministrinë e Financave dhe ministritë e tjera dikasteriale.
“Tashmë po sigurohen fonde për ruajtjen e likuiditetit në sektorin e energjisë elektrike, në rast të rritjes së çmimit të energjensave, në rast të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, sepse të mos harrojmë që një pjesë të energjisë elektrike e importojmë dhe atë historikisht e kemi importuar. Punojmë për vënien në funksion të të gjitha kapaciteteve që ka shteti. Sot pata një takim me përgjegjësit e sektorit të energjisë elektrike, ku tashmë po punojmë për aktivitete konkrete për realizimin e asaj që ishte vendosur tashmë si plan. Tanimë po punohet për shpalljen e krizës energjetike. Jemi në kontakt me institucionet e tjera në vend, me Presidentin e vendit dhe me Kuvendin, sepse të gjithë duhet të informohen për situatën në të cilën ndodhet Evropa dhe ne jemi pjesë e Evropës. Ajo që po bëjmë është që të sigurojmë furnizim të papenguar me energji elektrike gjatë gjithë periudhës së dimrit, gjegjësisht gjatë gjithë sezonit të dimrit. Para nesh është edhe çështja e ngrohjes së Shkupit, dhe ju e dini që Qyteti i Shkupit refuzoi të merret me atë çështje, edhe pse është një shërbim komunal që duhet ta kryejë Qyteti i Shkupit dhe për këtë furnizimi tashmë është duke u përgatitur. Nëse sigurojmë që TE-TO të funksionojë, atëherë nuk pres rritje të çmimit të energjisë termike në qytetin e Shkupit.
Tani i bëjmë llogaritë, megjithatë besojmë se ato llogaritje ndryshojnë çdo ditë, siç ndryshon çmimi i energjisë elektrike në bursat botërore, sepse një pjesë e energjisë elektrike që marrin qytetarët subvencionohet, dhe para së gjithash kam parasysh humbjet në rrjetin elektroenergjetik, sidomos në muajt që janë pjesë e vjeshtës, dimrit dhe pranverës, ato ndryshojnë në tregun e lirë dhe u jepen kompanive të energjisë elektrike me çmim të subvencionuar. Pasi të bëhen të gjitha llogaritjet se sa burime financiare do të nevojiten, natyrisht ato do të ndahen me publikun si më parë," tha Kovaçevski.