Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për “Politika” u fokusua në bisedimet me Bashkimin Evropian, si dhe bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë fqinje.
“Më 19 korrik, Maqedonia e Veriut filloi bisedimet me Bashkimin Evropian. Sot jemi shumë më afër arritjes së një tjetër prej synimeve tona strategjike se kurrë më parë. Këtë e bëmë si maqedonas, të cilët flasin gjuhën maqedonase, me tipare të qarta identitare të njohura nga miqtë tanë në Bashkimin Evropian. Në kuadër të negociatave gjuha maqedonase është e pastër, pa shtesa, sqarime dhe të tjera, gjë që ishte më e rëndësishmja për ne. Identiteti është i mbrojtur. Ne ulemi në të njëjtën tryezë me vendet anëtare dhe nga brenda, në të njëjtën tryezë me ta, do të vazhdojmë të mbrojmë pozicionet tona. Ky është një sukses i madh për vendin tonë. kërkesa joparimore dhe agjenda politike ditore ka pasur dhe do të ketë. Në fund të fundit, rruga drejt integrimit evropian nuk ishte e lehtë për asnjë vend”, nënvizoi Kovaçevski.
Lidhur me bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Kryeministri Kovaçevski theksoi se nuk ka çështje të hapura mes dy vendeve.
“E keni thënë tashmë vetë, dy vendet tona nuk kanë çështje të hapura. Është rezultat i një angazhimi serioz për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ne jemi këtu fqinjët e parë dhe detyra jonë është të jemi miq të mirë dhe të bashkëpunojmë. Dhe sigurisht të ndihmojmë njëri-tjetrin,. Edhe pse jemi shtet sekular, njohja e kishës dhe përfshirja e saj në unitetin kanonik mbylli çështjen e fundit të hapur dhe ky është një sukses i madh si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Serbinë. Tani para nesh janë rrugë të reja, ndërlidhje, zhvillimi i rajonit, tani është koha e duhur që së bashku ta shfrytëzojmë mundësinë dhe të ndërtojmë një të nesërme më të mirë për fëmijët tanë”, tha Kovaçevski.