Kryeministri Kovaçevski në intervistën për RTS, duke folur për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, përsëriti qëndrimin që e ka shprehur shumë herë deri më tani, dhe kjo është se alternativa e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian, edhe pse procesi dhe kohëzgjatja e vetë procesit 17 vite uli besueshmërinë e Unionit në Maqedoninë e Veriut.
“Më në fund muajin e kaluar, Maqedonia e Veriut mbajti Konferencën e parë Ndërqeveritare, mbajtëm edhe takimin e parë skrining dhe tanimë kemi një orar të finalizuar lidhur me mbajtjen e skriningut dypalësh, i cili fillon më 15 shtator.
Shumë shpejt, gjatë ditëve në vijim, Maqedonia e Veriut do ta zyrtarizojë dhe prezantojë strukturën negociuese në lidhje me gjithçka që duhet bërë në atë skrining dypalësh.
Tanimë po ekipohen strukturat në Sektorin për integrime evropiane në Sekretariatin për Çështje Evropiane”, tha Kovaçevski duke vlerësuar se me kalimin e kohës së pari do të rikthehet besueshmëria e Bashkimit Evropian, për shkak se tashmë e kemi filluar procesin dhe për faktin se një numër i madh i ekspertëve, institucioneve dhe sektorit joqeveritar do të përfshihen në procesin e negociatave.
“Nëse shikoni deklaratat e liderëve zyrtarë të BE-së, ata asnjëherë nuk e vënë në dyshim zgjerimin e BE-së. Unë e ndaj këtë mendim sepse pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja nuk është e plotë, sepse ne jemi pjesë e qenësishme e BE-së, ndajmë të njëjtat vlera dhe qytetarët tanë janë pjesë e BE-së në çdo aspekt. Në atë drejtim, mendoj se Maqedonia e Veriut me siguri ka pasur rrugë më të vështirë për fillimin e negociatave”, theksoi Kovaçevski, duke rikujtuar se me arritjen e marrëveshjes me Republikën e Greqisë, si dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë, janë mbyllur të gjitha çështjet e hapura.
Kryeministri Kovaçevski në intervistën për televizionin shtetëror serb, tregoi se kemi udhërrëfyes të qartë se si do të zhvillohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Janë tejkaluar çështje dhe dilema të veçanta dhe në kornizën negociuese është gjuha maqedonase, identiteti i popullit maqedonas dhe i gjithë procesi i negociatave janë të garantuara, ndërsa çështjet historike janë pjesë e punës së Komisionit historik dhe nuk janë pjesë e procesit të negociatave.
“Atë që ne kemi si obligim në këtë rrugë, që në fakt e kanë pasur edhe një numër i madh i vendeve të tjera, është rregullimi kushtetues me atë që Maqedonia e Veriut ka një aktivitet shtesë që duhet ta bëjë, dhe kjo është përfshirja e pjesëve nga popujt e tjerë që jetojnë në vendin tonë dhe këtu tanimë një interes të tillë kanë shprehur populli kroat, malazez, bullgar, por edhe të tjerë siç është populli hebre, që kanë shprehur dëshirë për të qenë pjesë e Kushtetutës”, tha Kovaçevski.
Duke theksuar se ai vetë mendon se kjo është mirë, sepse ekzistojnë vende në BE që kanë edhe nga 25 pjesë të popujve në Kushtetutën e tyre, dhe ne tashmë kemi popuj të tjera në Kushtetutë si populli serb, vlleh, shqiptarët, rom e kështu me radhë.
“Ne jemi një shoqëri multikulturore, multikonfesionale, multietnike dhe unë gjithmonë them se Maqedonia e Veriut është Evropë në miniaturë, sepse BE-ja është një komunitet i diversiteteve, ndërsa Maqedonia e Veriut është pikërisht shtet në të cilin të gjitha komunitetet, gjegjësisht të gjithë popujt, qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre, kanë mundësi të barabarta për përparim personal dhe profesional”, tha Kovaçevski në intervistën për RTS.