Kovaçevski: Me boshnjakët si popull i barabartë bashkërisht e zhvillojmë shtetin

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski mori pjesë dhe foli në ngjarje me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të boshnjakëve. Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e plotë të Kryeministrit Kovaçevski. "Në një rast, shkrimtari i njohur Mesha Selimoviq tha: "Njeriu nuk është ajo që mendon, por ajo që bën".

Qytetarët boshnjakë, si popull i barabartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë thurur në shtetin tonë të përbashkët multietnik dhe multikulturor dhe janë pjesë e të gjitha proceseve progresive përmes të cilave ne e bëjmë rrugën tonë drejt të mirës së përbashkët sot, drejt të nësërmes së përbashkët edhe më të mirë.

Kjo ju bën qytetarë dinjitoz, që e doni vendin tuaj me veprime, si pjesë e forcave përparimtare në shoqërinë tonë. Edhe për këtë kontribut të qytetarëve nga komuniteti etnik boshnjak, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim, shpreh mirënjohje dhe respekt të sinqertë.

Gëzuar festën, 28 Shtatorin - Ditën ndërkombëtare të boshnjakëve, si datë kur Sarajevës në vitin 1993 iu kthye emri nacional Boshnjak.

Le të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë konceptin e suksesshëm të “Një Shoqëri për të gjithë”, sepse e përbashkëta jonë është pasuria jonë tradicionale dhe forca jonë e përbashkët drejt progresit të dëshiruar si njerëz dhe si vend.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që qytetarët boshnjakë, me vendosmërinë e tyre drejt dialogut, tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, të përfshihen pa rezerva në ndërtimin e modelit të suksesshëm "Një shoqëri për të gjithë" në vendin tonë, me të cilin u bëmë të njohur si Evropa në miniaturë në Ballkan dhe motivojmë, si dhe kontribuojmë në dialogun, mirëkuptimin dhe respektin reciprok si në rajon ashtu edhe në Evropë dhe më gjerë.

Sot boshnjakët janë të integruar në të gjitha institucionet dhe proceset shoqërore: kulturën, sportin, artin, zhvillimin e klimës së biznesit. Ata janë gjithashtu pjesë e koalicionit qeveritar dhe parlamentit, me funksione të rëndësishme ekzekutive dhe parlamentare të besuara. Dhe përmes angazhimit tuaj ndaj politikave largpamëse, ju keni luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në arritjet historike: anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Përcaktimi  jonë si Qeveri është që të vazhdojmë të avancojmë të drejtat e të gjithë qytetarëve në vend, duke përfshirë edhe qytetarët nga komuniteti etnik boshnjak.

Gjuha boshnjake, e cila prej dhjetë vitesh ishte pjesë e një programi eksperimental në arsim, tashmë prej disa vitesh është pjesë e mësimit të rregullt në vendin tonë.

Si Qeveri, e cila është e fuqishëm e përcaktuar të krijojë kushte të barabarta jetese për të gjithë qytetarët, duhet ta dini se ne jemi të fokusuar edhe në zhvillimin e zonave rurale ku jetojnë boshnjakët.

Ne gjithashtu mbështesim dhe do të mbështesim iniciativat në fushën e kulturës, sepse kultivimi dhe promovimi i kulturave të ndryshme në vendin tonë dhe bashkimi i veçorive është ajo që e bën kulturën unike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me të cilën ne tërheqim vëmendjen e Evropës dhe botës.

Është mirë të kemi parasysh se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina janë vende mike, pa çështje të hapura, që synojnë paqen në Ballkan dhe të ardhmen euroatlantike. Kuvendi miratoi një rezolutë që dënon gjenocidin në Srebrenicë dhe ky është një shembull se si marrëdhëniet e mira ndëretnike në vend reflektohen në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe rajonale dhe anasjelltas. Dhe ne duhet të mbetemi të fokusuar në ruajtjen e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë si përfitime tona demokratike dhe qytetare.

Kohët e përçarjes, mosmarrëveshjeve dhe mungesës së durimit janë prapa nesh dhe nuk duhet të lejojmë që ato të përsëriten. Tejkalimin e këtyre situatave e arritëm me përpikëri, me përpjekje të përbashkëta, të bashkuar në vendosmërinë tonë drejt një të tashmeje të përbashkët dhe një të ardhmeje të përbashkët, siç është e shkuara jonë - e përbashkët dhe e bashkuar në pikëpamje demokratike, si pjesë e botës demokratike. Ai vend është mes shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Dhe ju bëj thirrje: të vazhdojmë së bashku në rrugën e integrimit - në rrugën evropiane, drejt qëllimit përfundimtar ku ne si qytetarë evropianë i përkasim Bashkimit Evropian.

Ajo sjell stabilitet, zhvillim ekonomik dhe progres në vendin tonë. Akti më i lartë i atdhedashurisë është investimi në të ardhmen e mirë të vendit dhe jo pengimi i përparimit të tij. Me vendime korrekte, së bashku, le të vazhdojmë të ndërtojmë ura në vend, ura me fqinjët, me botën dhe të sigurojmë një të ardhme të mirë të përbashkët në Republikën tonë të përbashkët të Maqedonisë së Veriut.

Kontributi i komunitetit etnik boshnjak është po aq i rëndësishëm.

Gëzuar festën, të nderuar bashkëqytetarë boshnjakë, ta festojmë së bashku, në një shtet të qetë dhe të përparuar!”, tha Kovaçevski.