Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për emisionin “360 gradë” në televizionin Alsat theksoi se Qeveria po punon për financimin e shtetit në kushte sa më të favorshme. Kryeministri Kovaçevski theksoi se kemi siguruar financime nga “Deutsche Bank”, nga “Erste Bank” dhe shtoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që arritëm të arrijmë marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), me të cilin ne si shtet kemi 530 milionë euro në dispozicion.
Në këtë drejtim, kryeministri Kovaçevski theksoi se vizita në Abu Dhabi ka për qëllim mbajtjen e takimeve të drejtpërdrejta me menaxhmentin më të lartë të fondeve investive.
“Në Abu Dhabi kemi planifikuar takime me katër fonde investimi, njëra prej të cilave është një fond investimi që investon në financat ndërkombëtare dhe aty duam të prezantojmë eurobondin tonë të mundshëm për vitin e ardhshëm. Qëllimi është të ofrohen kushte interesi për financimin e shtetit me kushte më të favorshme sesa ato që disponohen aktualisht në tregjet financiare shumëpalësheSa për krahasim, nëse marrim të gjitha huamarrjet që kemi bërë gjatë këtij viti, ne kemi transferuar 250 milionë euro depozita nga viti i kaluar në këtë vit dhe zakonisht transferohen 100 milionë euro, por me Ministrinë e Financave kemi vlerësuar, se ky do të jetë vit jashtëzakonisht i krizës dhe për këtë arsye e kemi rritur atë depozitë, e cila ka norma interesi nën normat e interesit që janë aktualisht në tregjet financiare”, tha Kryeministri Kovaçevski dhe shtoi se tash e disa muaj janë duke punuar për caktimin e takimeve në Abu Dhabi me fonde serioze investimi.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se shteti e përfundoi tërë financimin e Buxhetit për këtë vit, me mbi 40 milionë euro kursime si rezultat i menaxhimit të kujdesshëm të portofolit të borxhit në kushtet e krizës dhe rritjes globale të normave të interesit.
Kryeministri Kovaçevski tha se Qeveria që nga fillimi i krizës ka punuar në kushte më të favorshme për financimin e buxhetit, më të mira se ato që do t'i kishim nëse do të kishim lëshuar eurobond. Ai sqaroi se nëse do të kishim lëshuar eurobond, norma e interesit do të ishte rreth 8 - 8.5%, dhe Qeveria dhe ministria me resor vlerësuan se kushtet nuk ishin të favorshme dhe për këtë arsye nuk emetuam eurobond.
“Kjo do të thotë se për këtë vit kemi kursyer 40 milionë euro, në shtatë vitet e ardhshme 280 milionë euro. Këto ishin temat për të cilat na sulmoi opozita që në fillim të vitit, se nuk kemi marrëveshje me FMN-në, se nuk kemi nxjerrë eurobond, por kur vijmë në kuartalin e katërt , shohim që të gjitha mjetet financiare janë siguruar, se po sigurojmë edhe mjete financiare për vitin e ardhshëm dhe njëkohësisht i kemi kursyer shtetit 40 milionë euro vetëm në kamatë për një vit”, tha Kryeministri Kovaçevski dhe shtoi se vendi ynë, i cili konfirmohet edhe nga raporti i FMN-së, ka politika të shëndosha ekonomike, sistem të shëndoshë fiskal e monetar dhe menaxhim me po të njejtat.