Kovaçevski: Deputetët janë përgjegjës për sjelljen e vendimeve shtetërore, qytetarët meritojnë të jenë pjesë e BE-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë pjesëmarrjes në lajmet e Kanal 5,u fokusua në përgjegjësinë së Kuvendit të Maqedonisë në rrugën tonë drejt BE-së dhe në ndërtimin e një shteti bashkëkohor, të qëndrueshëm dhe demokratik. Ai tha:

„ Ndryshimet kushtetuese nuk janë çështje e deklaratës, por çështje e procedurës. Në atë procedurë marrin pjesë të gjithë aktorët politikë në shtet, siç marrin pjesë partitë e pozitës, ashtu marrin pjesë edhe partitë e opozitës.

 Marrin pjesë partitë të cilat kanë normalisht nënshenjë etnike, të gjithë ata natyrisht se do të kenë pikëpamjen e tyre për ndryshimet kushtetuese në lidhje me atë që duhet të avancohet në Kushtetutë.

Duhet të diskutohet, por para së gjithash duhet të kemi para vetes një vizion se po e bëjmë këtë për të vazhduar sa më shpejt rrugën drejt BE-së me bisedimet tashmë të nisura dhe të gjitha me synimin që Maqedonia e Veriut bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030.

Pra ky është qëllimi dhe arsyeja kryesore pse ne duhet të bëjmë ndryshime kushtetuese në të cilat do të pasurojmë vendin tonë, kushtetutën tonë duke vendosur qytetarë të tjerë nga shteti që nuk janë pjesë e Kushtetutës tani, por që jetojnë këtu me ne dhe që a do ta rrisim kohezionin social, por edhe do ta pasurojmë komunitetin tonë me ata që jetojnë këtu mes nesh”, shtoi Kryeministri Kovaçevski.