Kovaçevski: U kemi borxh luftëtarëve të Ilindenit, luftëtarëve të KAÇKM-së dhe më së shumti fëmijëve tanë për të siguruar hyrje në BE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte në lajmet e televizionit Kanal 5, në pyetjen e gazetarit a është i arritshëm anëtarësimi në BE deri në vitin 2030, tha se që nga dita e parë e mandatit të tij përballet me pyetje të gazetarëve se a është optimist për fillimin negociatave me BE-në dhe kur Maqedonia e Veriut  do të mund të jetë pjesë  e BE-së. Në të njëjtën kohë, Kryeministri Kovaçevski iu përkushtua procesit të negociatave me Bullgarinë, i cili pas përfundimit të suksesshëm siguroi fillimin përfundimtar të negociatave me Unionin pas 17 viteve të kaluara në dhomën e pritjes.

“Që nga dita e parë kur më pyetët dhe një pjesë e madhe e kolegëve tuaj më pyetnin a jam optimist lidhur me fillimin e negociatave me BE-në. E dini në çfarë kushtesh zhvilloheshin ato negociata me Bullgarinë dhe më pas me Francën dhe Gjermaninë.

Ato ishin negociata të vështira, retorikë e vështirë për të gjithë qytetarët, ndjenjat që kishin qytetarët panënë në një moment, i kisha edhe unë, dhe unë jam vetëm njeri, megjithatë në fund duhej të merrej një vendim me të cilin Maqedonia e Veriut do t'i fillojë negociatat me BE-në, sepse duhet të mendojmë për gjeneratat e ardhshme, duhet të ulemi në tryezën e madhe në Bruksel dhe të sigurojmë një të ardhme më të pasur për brezat që vijnë pas nesh”.

 

Ndër të  tjera sondazhi tha se alternativa tjetër është që të rrimë vetëm, të izoluar, të grindur me fqinjët, me çështje të hapura me BE-në.

“Morëm vendimin, nuk ishte vendim i lehtë dhe ai vendim na mundësoi fillimin e negociatave me BE-në. Unë gjatë gjithë kohës flisja kur më pyesnin se a jam optimist, gjithmonë kam thënë se jam optimist racional. Do të thotë se besoj në realizimin e qëllimit, por punoj që ai të ndodhë.

Tani varet nga ne, sa shpejt do të përfundojmë skriningun shpjegues, sa shpejt do ta përfundojmë skriningun dypalësh, sa shpejt do të bëjmë ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe sa shpejt në ato negociata të gjithë së bashku, por them të gjithë së bashku, edhe  Qeveria edhe opozita edhe unioni akademik edhe unioni i biznesit edhe organizatat joqeveritare edhe mediat, pasi ky është proces për të gjithë, do të kemi sukses në ato negociata që sa më shpejt të bëhemi anëtarë të BE-së. Përderisa të gjithë jemi të fokusuar në arritjen e atij qëllimi, përderisa të gjithë besojmë në realizimin e atij qëllimi, përderisa të gjithë jemi të sigurt dhe jemi të sigurt që e dëshirojmë atë, atëherë unë jam i gatshëm  të udhëheq dhe të gjithë së bashku ta arrijmë këtë qëllim deri në vitin 2030.

Prandaj atë që ua kemi borxh qytetarëve që para 31 viteve kanë arritur pavarësinë e shtetit tonë përmes referendumit dhe atyre të viteve 1903 dhe 1941 që luftuan me jetë për një shtet të pavarur maqedonas, ne tani kemi luftën tonë, dhe kjo është me gjithë njohuritë, përvojën, përkushtimin, të gjitha këto që i numërova për të siguruar hyrjen e vendit në BE. Sepse ky është vendi që meritojnë qytetarët tanë. Vend i prosperitetit ekonomik, drejtësisë sociale dhe demokracisë”, tha Kovaçevski.