THIRRJE PUBLIKE nr. 10/2022 për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Inspektimit Teknik
Në bazë të nenit 10 të Ligjit të Inspektimit Teknik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 88/2008, 119/2010, 36/2011, 136/2011, 164/2013, 41/2014, 33/2015, 61/2015, 154/2015, 53/2016 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 99/2022), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall,
THIRRJE PUBLIKE nr. 10/2022
për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të
Inspektimit Teknik
1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të emërojë drejtor të Inspektoratit Shtetëror të Inspektimit Teknik.
2. Për drejtor të Inspektoratit Shtetëror të Inspektimit Teknik mund të emërohet person i cili i plotëson këto kushte:
1) është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
2) në momentin e emërimit me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës - ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
3) të ketë marrë së paku 240 kredi sipas SETK ose të përfunduar shkallën VII/1 të arsimit;
4) të ketë së paku gjashtë vjet përvojë pune;
5) të posedojë një nga certifikatat e mëposhtme të njohura ndërkombëtarisht ose vërtetim për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet:
- TOEFEL IBT - së paku 74 pikë,
- IELTS - së paku 6 pikë,
- ILEC (Cambridge English: Legal) - së paku nivelin B2,
- FCE (Cambridge English: First) - të kaluar,
- BULATS - së paku 60 pikë ose
- APTIS - së paku nivelin B2 dhe
6) të posedojë vërtetim për njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë.
3. Për drejtor të Inspektoratit Shtetëror të Inspektimit Teknik mund të emërohet person i cili përveç kushteve të dhëna në pikën 2 të thirrjes duhet t’i plotësojë edhe kriteret shtesë të dhëna në fletëparaqitjen e disponueshme në lidhjen e mëposhtme:
https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/prijava_za_oglas_1.pdf ,
https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/struktura_na_dopolnitelni_dokumenti_1.docx
4. Me fletëparaqitjen kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
1) Fletëparaqitje të shpalljes;
2) Biografi të shkurtër;
3) Letër motivimi;
4) Planin dhe programin për punën në vijim;
5) Vërtetim të shtetësisë;
6) Dëshmi se në momentin e emërimit me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës - ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
7) Diplomë për arsimin e lartë të kryer me së paku 240 kredi të marra sipas SETK ose të përfunduar shkallën VII/1 të arsimit;
8) Dëshmi se ka së paku gjashtë vjet përvojë pune;
9) Certifikatë të njohur ndërkombëtarisht ose vërtetim për njohje aktive të gjuhës angleze jo më i vjetër se pesë vjet:
- TOEFEL IBT – së paku me 74 pikë,
- IELTS - së paku me 6 pikë,
- ILEC (Cambridge English: Legal) - së paku nivelin B2,
- FCE (Cambridge English: First) - të kaluar,
- BULATS - së paku me 60 pikë ose
- APTIS - së paku nivelin B2
10) vërtetim për njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë.
5. Dokumentet nga pika 4 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtit të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresë: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bul. "Ilinden" nr. 2, 1000 Shkup me shënimin:” Për thirrjen publike për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Inspektimit Teknik".
6. Dokumentet e kërkuara nuk i zëvendësojnë format e deritanishme të përcaktuar me Ligjet dhe aktet nënligjore në kompetencë të MSHIA-së dhe me Ligje të veçanta që përcaktojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për zgjedhje/emërim.
7. Dokumentet e kërkuara mund të jenë publike (në faqen e internetit) të Institucionit për kandidatin/ten që është zgjedhur/emëruar, dhe në funksion të transparencës dhe ndjekjes së përmbushjes së tyre nga organet mbikëqyrëse (Qeveria, Kuvendi, Bordet Mbikëqyrëse dhe trupa të ngjashëm).
8. Koeficienti për përllogaritjen e pagës: është caktuar në përputhje me Vendimin për përcaktimin e koeficientit për përllogaritjen e pagës së funksionarëve të emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr.. 53/2005, 71/2005, 2/2006, 8/2006, 46/2006, 18/2007, 94/2007, 103/2007, 126/2007, 138/2007, 39/2008, 137/2008, 154/2008, 63/2009, 76/2009, 144/2009, 39/2010, 63/2010, 158/2010, 5/2011, 75/2011, 133/2011, 70/2012, 82/2012, 161/2012, 172/2013, 16/2014, 21/2014, 99/2014, 116/2014, 152/2015, 161/2015, 218/2015, 19/2016, 71/2016, 189/2016, 126/2017, 102/2018, 108/2018, 209/2018, 234/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 73/2019, 139/2019, 147/2019, 262/2019, 278/2019, 26/2020, 29/2020, 237/2020, 245/2020, 101/2021, 152/2021, 38/2022, 102/2022, 168/2022 dhe 213/2022).
9. Afati i paraqitjes së kandidatëve të interesuar është 15 ditë, duke llogaritur ditën e publikimit të thirrjes në shtypin ditor.
10. Thirrja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
11. Fletëparaqitja e pa plotësuar dhe jo e plotë si dhe dokumentacioni i pa kompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit të aplikimit nuk do të shqyrtohen.