THIRRJE PUBLIKE nr. 11/2022 për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Pylltarisë dhe Gjuetisë
Në bazë të nenit 9 të Ligjit për Inspektimin e Pyjeve dhe Gjuetisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 88/2008, 6/2010, 36/2011, 74/2012, 164/2013 dhe 43/2014, 33/ 2015, 149/2015, 53/2016 dhe 83/2018), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall
THIRRJE PUBLIKE nr. 11/2022
për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të
Pylltarisë dhe Gjuetisë
1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të emërojë drejtor të Inspektoratit Shtetëror të Pylltarisë dhe Gjuetisë, me mandat katërvjeçar.
2. Për drejtor të Inspektoratit Shtetëror të Pylltarisë dhe Gjuetisë mund të emërohet personi që plotëson kushtet e mëposhtme:
1) është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
2) në momentin e emërimit me me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
3) ka marrë së paku 240 kredi sipas SETK ose të përfunduar shkallë VII/1 të arsimit;
4) ka së paku pesë vjet përvojë pune;
5) ka njërën nga certifikatat e mëposhtme të njohura ndërkombëtarisht për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet;
njohuri të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet:
- TOEFEL – së paku 74 pikë,
- IELTS – së paku 6 pikë,
- ILEC (Cambridge English: Legal) – së paku nivelin B2,
- FCE (Cambridge English: First) – të kaluar,
- BULATS – së paku 60 pikë ose
- APTIS – së paku nivelin B2;
3. Për drejtor të Inspektoratit Shtetëror të Pylltarisë dhe Gjuetisë mund të emërohet personi i cili përveç kushteve të përcaktuara në pikën 2 të shpalljes, duhet t’i plotësojë edhe kriteret shtesë të dhëna në fletëparaqitjen e disponueshme në lidhjen e mëposhtme:
https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/prijava_za_oglas_1.pdf ,
https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/struktura_na_dopolnitelni_dokumenti_1.docx
4. Me fletëparaqitjen kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
1) Fletëparaqitje të shpalljes;
2) Biografi të shkurtër;
3) Letër motivimi;
4) Planin dhe programin për punën në vijim;
5) Vërtetim të shtetësisë;
6) Dëshmi se në momentin e emërimit me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
7) Diplomë për arsimin e lartë të përfunduar me së paku 240 kredi të marra sipas SETK ose të përfunduar shkallën VII/1 të arsimit;
8) Dëshmi se ka të paktën pesë vjet përvojë pune;
9) Certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet:
- TOEFEL – së paku 74 pikë,
- IELTS – së paku 6 pikë,
- LEC (Cambridge English: Legal) – së paku nivelin B2 (B2),
- FCE (Cambridge English: First) – të kaluar,
- BULATS – së paku 60 pikë ose
- APTIS – së paku nivelin B2;
5. Dokumentet nga pika 4 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtat dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, bul. "Ilinden" nr. 2 1000 Shkup me shënimin: ,,Për thirrjen publike për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Pylltarisë dhe të Gjuetisë”.
6. Dokumentet e kërkuara nuk i zëvendësojnë format e deritanishme të përcaktuara me Ligjet dhe aktet nënligjore nën kompetencë të MSHIA-së dhe me Ligjet e veçanta që i përcaktojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për zgjedhje/emërim.
7. Dokumentet e kërkuara mund të jenë publike (në faqen e ineternetit) të Institucionit për kandidatin/ten që janë zgjedhur/emëruar, ndërsa në funksion të transparencës dhe ndjekjes së përmbushjes së tyre nga organet mbikëqyrëse (Qeveria, Kuvendi, Bordet Mbikqyrëse dhe trupa të ngjashëm).
8. Koeficienti për përllogaritjen e pagës: është i përcaktuar në përputhje me Vendimin për përcaktimin e koeficienteve për përllogaritjen e pagës së funksionarëve të cilët i emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/2005, 71/2005, 2/2006, 8/2006, 46/2006, 18/2007, 94/2007, 103/2007,126/2007, 138/2007, 39/2008, 137/2008, 154/2008, 63/2009, 76/2009, 144/2009, 39/2010, 63/2010, 158/2010, 5/2011, 75/2011, 133/2011, 70/2012, 82/2012, 161/2012, 172/2013, 16/2014, 21/2014, 99/2014, 116/2014, 152/2015, 161/2015, 218/2015, 19/2016, 71/2016, 189/2016, 126/2017, 102/2018, 108/2018, 209/2018, 234/2018 dhe “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 73/2019, 139/2019, 147/2019, 262/2019, 278/2019, 26/2020, 29/2020, 237/2020, 245/2020, 101/2021, 152/2021, 38/2022, 102/2022, 168/2022dhe 213/2022).
9. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 15 ditë, duke llogaritur nga dita e shpalljes së thirrjes në shtypin ditor.
10. Thirrja do të shpallet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
11. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe e pakompletuar si dhe dokumentacioni jo i plotë dhe i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.