THIRRJE PUBLIKE nr. 13/2022 për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Vetëqeverisjes Lokale
1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të emërojë drejtor të Inspektoratit Shtetëror të Vetëqeverisjes Lokale, për periudhë katër vjeçare.
2. Për drejtor të Inspektoratit Shtetëror të Vetëqeverisje Lokale mund të emërohet personi i cili i plotëson këto kushte:
1) është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
2) të mos i është caktuar masë e sigurisë ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës , gjatë kohëzgjatjes së masës,
3) të ketë marrë së paku 240 kredi SETK ose të përfunduar shkallën VII/1 të arsimit,
4) të ketë të paktën pesë vjet përvojë pune pas diplomimit,
5) të posedojë një nga certifikatat e mëposhtme të njohura ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze, jo më i vjetër se pesë vjet:
- TOEFEL - me së paku 74 pikë,
- IELTS - me së paku 6 pikë,
- TOLES - njohje bazë,
- ILEK - së paku niveli B2,
- Certifikat të Kembrixhit - me së paku nivelin B1,
- BULATS - së paku 60 pikë ose
- APTIS - së paku niveli B2.
3. Për drejtor të Inspektoratit Shtetëror të Vetëqeverisje Lokale mund të emërohet personi i cili përveç kushteve të dhëna në pikën 2 të thirrjes, duhet t’i plotësojë dhe kriteret shtesë të cilat janë të dhëna në fletëparaqitjen e disponueshëm në lidhjen e mëposhtme:
https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/prijava_za_oglas_1.pdf ,
https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/struktura_na_dopolnitelni_dokumenti_1.docx
4. Me fletëparaqitjen kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
1) Fletëparaqitje të shpalljes;
2) Biografi e shkurtër;
3) Letër motivimi;
4) Planin dhe programin e punës në vijim;
5) Vërtetim të shtetësisë;
6) Dëshmi së nuk i është caktuar masë e sigurisë ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës, gjatë kohëzgjatjes së masës;
7) Diplomë për kryerjen e arsimit të lartë me së paku 240 kredi të marra sipas SETK ose të përfunduar shkallën VII/1 të arsimit;
8) Dëshmi që ka së paku pesë vjet përvojë pune pas diplomimit;
9) Certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze jo më i vjetër se pesë vjet:
- TOEFEL me së paku 74 pikë,
- IELTS me së paku 6 pikë,
- TOLES njohje bazë,
- ILEK së paku nivelin B2,,
- Certifikatë të Kembrixhit të paktën nivelin B1,
- BULATS së paku 60 pikë ose
- АPTIS së paku nivelin B2 .
5. Dokumentet nga pika 4 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresë: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, bul. “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “Për thirrjen publike për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Vetëqeverisjes Lokale”.
6. Dokumentet e kërkuara nuk zëvendësojnë format e deritanishme të përcaktuar me Ligjet dhe aktet nënligjore në kompetencë të MSHIA-së dhe Ligjet e veçanta që përcaktojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për zgjedhje/emërim.
7. Dokumentet e kërkuara mund të jenë publike (në faqen e internetit) të Institucionit për kandidatin që është përzgjedhur/emëruar, dhe në funksion të transparencës dhe ndjekjes së përmbushjes së tyre nga organet mbikëqyrëse (Qeveria, Kuvendi, Bordet Mbikëqyrëse dhe trupa të ngjashëm).
8. Koeficienti për përllogaritjen e pagës: përcaktohet në përputhje me Vendimin për përcaktimin e koeficienteve për përllogaritjen e pagës së funksionarëve të emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 53/2005, 71/2005, 2/2006, 8/2006, 46/2006, 18/2007, 94/2007, 103/2007,126/2007, 138/2007, 39/2008, 137/2008, 154/2008, 63/2009, 76/2009, 144/2009, 39/2010, 63/2010, 158/2010, 5/2011, 75/2011, 133/2011, 70/2012, 82/2012, 161/2012, 172/2013, 16/2014, 21/2014, 99/2014, 116/2014, 152/2015, 161/2015, 218/2015, 19/2016, 71/2016, 189/2016, 126/2017, 102/2018, 108/2018, 209/2018, 234/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ nr . 73/2019, 139/2019, 147/2019, 262/2019, 278/2019, 26/2020, 29/2020, 237/2020, 245/2020, 101/2021, 152/2021, 38/2022, 102/2022, 168/2022 dhe 213/2022).
9. Afati i paraqitjes së kandidatëve të interesuar është 15 ditë, që nga dita e shpalljes së thirrjes në shtypin ditor.
10. Thirrja do të publikohet edhe në faqen e internetit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
11. Fletëparaqitja e pa plotësuar dhe jo e plotë si dhe dokumentacioni i pa kompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohen.