Në kuadër të mbledhjes së sotme ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ministritë dikasteriale të dy qeverive nënshkruan marrëveshje dhe memorandume që kanë të bëjnë me disa fushave.
Në nënshkrim morën pjesë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kryeministrat theksuan se marrëveshje dhe memorandume të tilla përforcojnë edhe më shumë bashkëpunimin e dy vendeve dhe ofrojnë mundësi për afrim, përforcim dhe sigurim të një të ardhmeje të sigurt për qytetarët e të dyja vendeve.
Marrëveshjet dhe memorandumet i referohen bashkëpunimit në fushën e procesit të integrimit evropian, mbrojtjes, sigurisë, infrastrukturës, energjisë, kulturës, luftës kundër krimit ndërkombëtar, lidhjes hekurudhore të dy vendeve, standardizimit të shërbimeve në fushën e teknologjisë digjitale, transporti ujor ndërkombëtar në liqenin e Ohrit, për bashkëpunim në fushën e financave publike, zhvillimin e sipërmarrjes dhe të tjera.
Marrëveshjet dhe memorandumet me ministritë e Qeverisë së Shqipërisë janë nënshkruar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme.