Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka uruar paraolimpisten tonë Olivera Nakovska Bikova nga Manastiri, e cila fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të gjuajtjes me hark në Al Ain dhe titullin kampion bote në disiplinën “P4-pistolet zgjedhje e lirë” që mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Më poshtë është urimi i Kryeministrit Kovaçevski:
“Urime të sinqerta për paraolimpisten maqedonase Olivera Nakovska Bikova për medaljen e artë në Kampionatin Botëror të gjuajtjes me hark në Al Ain dhe titullin e kampiones së botës. I uroj Oliverës dhe të gjithë paraolimpistëve suksese në të ardhmen. Ju jeni krenaria jonë, shembull se si mbrohen ngjyrat maqedonase dhe promotori më i madh i Republikës së Maqedonisë së Veriut në botë”, ka thënë Kovaçevski në një postim urimi në rrjetet sociale.