Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti fjalim në ngjarjen me rastin e 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Në ngjarje u promovua draft-strategjia për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara 2023-2030, e cila u përpilua në organizim të Trupit Koordinues Nacional për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen e Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ).
Në ngjarje përveç Kryeministrit Kovaçevski, fjalim kanë mbajtur edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, koordinatorja e OKB-së në Maqedoninë e Veriut Rosana Duxhak, drejtori i GIZ-it David Oberhuber, kryesuesi i Trupit Koordinues Nacional për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara Spase Dodevski dhe kryetari i NSIOM Çedomir Trajkovski.
Në vazhdim është fjalimi integral i Kryeministrit Kovaçevski:
“Sot dua të dërgoj urim të madh për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Ju falënderoj që jeni sot këtu dhe që do të kemi mundësinë së bashku të diskutojmë shumë tema të rëndësishme. Kam kënaqësinë që shënimin e sotëm ia përkushtojmë promovimit të vizionit dhe prioriteteve të Strategjisë së re Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara nga viti 2023 deri në vitin 2030.
Kur investojmë në strategji dhe politika në nivele të shumta, e dëshmojmë luftën tonë kundër stigmës, kundër diskriminimit dhe jemi kujtesë dhe frymëzim për çdo individ që personat me aftësi të kufizuara kanë të gjitha të drejtat si çdo qytetar dhe çdo fëmijë, si çdo i ri i këtij vendi.
Që në fillim, kjo Qeveri angazhohet për marrjen e masave konkrete, për të rritur dhe përmirësuar integrimin e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha aspektet e e jetës shoqërore politike, sociale, ekonomike, kulturore.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të madhe për gatishmërinë e shprehur të Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ekipit të Agjencive të Kombeve të Bashkuara për mbështetjen e këtij procesi sistemor jashtëzakonisht të rëndësishëm për përpilimin e këtij dokumenti me të cilin avancohen të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Maqedoninë e Veriut, përmes bashkëpunimit të gjerë me organizatat e personave me aftësi të kufizuara dhe institucionet kompetente shtetërore.
Me këtë rast dëshiroj t'u bëj thirrje të qartë të gjithë ministrave në Qeveri që në mënyrë aktive të përfshihen në përpilimin e mëtejshëm Strategjisë, përkatësisht në krijimin e planit të veprimit. Në të njëjtën kohë, bëj thirrje që aktivitetet që do të dalin nga kjo, të vendosen lart në agjendë, gjë që do të sigurohet zbatimi dinamik i tyre.
Nëse keni vetëm strategji pa zbatimin e saj, atëherë ajo nuk do të japë rezultate.
Në fillim si person, e më pas si njeri i parë i Qeverisë, angazhohem për barazi dhe mosdiskrim, për arsimim, qasje në shërbimet sociale dhe shëndetësore, për punësim, jetë të pavarur, qasje në drejtësi, pjesëmarrje politike. Dhe nga këto parime heq dorë.
Prandaj, për vitin e ardhshëm kam rënë dakord me Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës për ndërtimin e rampave të qasshme për personat me aftësi të kufizuara në 100 shkolla në vend. Kriza është krizë, megjithatë mjete të tilla financiare, Ministria e Arsimit dhe Shkencës konsideroj se mund të gjejë dhe mund të bëhet.
Personat me aftësi të kufizuara duhet të përfshihen në vendimet që ndikojnë mbi ato. Rekomandimet e OKB-së kërkojnë qartë dialog konstruktiv me organizatat përfaqësuese. Prandaj, si Qeveri disa herë kemi treguar se shoqatat e qytetarëve dhe sektori joqeveritar janë partnerët tanë në krijimin e politikave, strategjive dhe në marrjen e vendimeve. Dhe për mua personalisht, Teodori do të jetë personi që do të marrë pjesë drejtpërdrejt në marrjen e vendimeve.
Vitet e fundit kanë qenë vërtet plot sfida. Pandemia, kriza ekonomike dhe energjitike, të gjitha kontribuan në ndryshimin e jetës dhe funksionimit tonë. Të gjithë ne, pavarësisht se kush jemi, çfarë jemi apo nga vijmë, të gjithë i kemi ndjerë pasojat. Por personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre u prekën në mënyrë të veçantë.
Për këtë arsye jam angazhuar në mënyrë specifike që ata të mos lihen prapa nga masat kundër krizës. Prandaj, në pakon e masave kundër krizës, ne kemi ofruar mbështetje financiare për kategoritë e cenueshme sociale të qytetarëve, ku personat që përdorin të drejtën e aftësisë së kufizuar, prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara deri në moshën 26 vjeçare, por edhe personat me aftësi të kufizuara që shfrytëzojnë të drejtën për ndihmë dhe përkujdesje nga personi tjetër merr mbështetje financiare prej 3.000 denarëve.
Mbështetja financiare nuk mjafton asnjëherë në kohë krize, por unë thashë që askush nuk do të mbetet vetëm në këtë krizë dhe përmes këtyre masave antikrizë konfirmojmë pikërisht këtë, sepse të gjitha masat kundër krizës, ndihmat financiare që nga viti i kaluar, pakoja e fundit e masave është pikërisht për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve. Do ta përsëris edhe një herë, veçanërisht për ata që janë më të cenuarit, se askush nuk do të mbetet vetëm në këtë krizë.
Kemi bërë ndryshime ligjore edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe për familjet e tyre. Për mua si person çdo fëmijë ka të drejtë të gëzojë të gjitha kushtet e një jete të mirë dhe cilësore. Prandaj edhe kemi rritur masën e shtesës së veçanë për fëmijët me aftësi të kufizuara deri në moshën 26 vjeçare.
Gjithashtu kemi zgjeruar kategorinë e përdorimit të shërbimit të asistencës personale për personat me aftësi të kufizuara të kombinuara.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, brenda vetëm 4 muajve të këtij viti, ka hapur tri shtëpi të vogla grupore për jetesë të mbështetur të personave me aftësi të kufizuara.
Edukimi parashkollor është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e hershëm të fëmijës dhe mundëson integrim më të lehtë në shoqëri për të gjithë fëmijët, e veçanërisht për fëmijët me aftësi të kufizuara. Për këtë qëllim, MPPS-ja ka lëshuar tetë vedime për kopshte të reja për fëmijë, një qendër ditore, ndërsa janë duke u ndërtuar edhe 12 kopshte dhe një qendër ditore.
Përfshirja në procesin edukativ-arsimor dhe ofrimi i kushteve të barabarta për të gjithë fëmijët është një nga prioritetet tona si Qeveri dhe për këtë arsye për vitin shkollor 2022-2023 kemi siguruar fonde për punësimin e 725 asistentëve arsimorë që mbështesin mësuesit dhe nxënësit me aftësi të kufizuara.
Gjithashtu, bëmë ndryshime ligjore që ulën kufirin e moshës për shfrytëzimin e shërbimit të asistencës personale nga mosha 18 vjeçare në 6 vjeç, me të cilat duam të mbështesim përfshirjen e fëmijëve në sistemin arsimor të rregullt dhe në përgjithësi në shoqëri.
Tani më ju e dini, Qeveria ka miratuar një Dekret për të drejtën e personave me aftësi të kufizuara të jenë të liruar nga participimi në studime dhe me këtë masë presim një rritje të numrit të studentëve në institucionet e arsimit të lartë.
Do të doja t’a përmend edhe aplikacionin e parë softuer- audio lexues në maqedonisht dhe shqip, i cili u promovua një vit më parë, i cili u mundëson personave me shikim të dëmtuar të përdorin kompjuterin, internetin, celularët dhe pajisjet e tjera bashkëkohore pa pagesë.
E gjithë kjo që është bërë është vetëm një motivim për të ecur përpara me tempo edhe më të shpejtë.
Trupi Koordinues Nacional për Zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe me mbështetjen e UNICEF-it, iniciuan dhe zbatuan reformën për vlersim funksionalitet të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara, në krahasim me kategorizimet e mëparshme mjekësore. Me këtë reformë, fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara do të informohen për të drejtat e tyre në një vend dhe do të marrin rekomandime për ta.
Në procedurë qeveritare janë edhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta, të cilat do të mundësojnë ratifikimin e Marrëveshjes së Marrakeshit, e cila lehtëson aksesin në veprat e publikuara për personat me shikim të dëmtuar.
Të nderuar të pranishëm,
Maqedonia e Veriut, ne si Qeveri, vitet e fundit i jemi përkushtuar respektimit të diversitetit, sigurimit të barazisë dhe mundësive të barabarta, drejtësisë sociale dhe përfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në marrjen e vendimeve që i prekin ata. Ne jemi fuqimisht të përkushtuar ndaj kohezionit social.
Ne përpiqemi absolutisht për një shoqëri që respekton të gjithë qytetarët e saj, që bën përpjekje për t'iu përgjigjur nevojave dhe për t'i përfshirë ata në të gjitha rrjedhat e jetës shoqërore. Kjo është arsyeja pse një nga prioritetet tona është sigurimi i mundësive të barabarta dhe përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në shoqërinë tonë.
Po e përsëris edhe një herë, them shpesh që askush nuk do të mbetet vetëm këtë një mend e mendoj dhe kështu punoj. Kjo nuk është një kohë e bollëkut në këtë krizë, kjo është një kohë solidariteti kur ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë. Ky vend duhet të jetë një shtëpi për të gjithë, duhet të sigurojë kushte për të gjithë. Personat me aftësi të kufizuara janë bashkëqytetarë tanë dhe kanë të drejtë për mundësi të barabarta zhvillimi, kanë të drejtë të përfshihen në të gjitha proceset. Prandaj, sot, kur shënojmë këtë Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ju siguroj se kjo qeveri dhe unë personalisht, do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të zgjidhur në mënyrë sistematike problemet dhe së bashku me ju të ofrojmë një standard më të mirë, një jetë më të mirë,një mëngjes më të mirë për gjithë qytetarët.