Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për MIA lidhur me Propozim-buxhetin për vitin 2023, theksoi se duhet të ndihmojë në zbutjen e pasojave nga kriza energjetike, ndërsa nga ana tjetër duhet të vendos bazë për ripërtëritje ekonomike, ndërsa më pas edhe përshpejtim të rritjes ekonomike.
“Tre vitet e fundit bota po përballet me probleme të mëdha ekonomike. Është i saktë edhe konstatimi juaj se për vitin e tretë radhazi Qeveria propozon buxhet në kushte të krizës globale ekonomike. Në këtë drejtim, Buxheti për vitin 2023 ka detyrë specifike. Nga njëra anë duhet të ndihmojë në zbutjen e pasojave nga kriza energjetike, ndërsa nga ana tjetër duhet të vendos bazë për rimëkëmbje ekonomike. Njëkohësisht, Propozim-buxheti për vitin 2023 është në linjë me përcaktimin tonë për konsolidim fiskal, por në drejtim të sigurimit të qëndrueshmërisë fiskale. Për të qenë më konkret, ky Propozim-buxhet duhet të ofrojë: siguri dhe stabilitet dhe bazë për rritje të mëtejshme ekonomike të përshpejtuar. Fokusi i këtij Propozim-buxheti është në disa shtylla: trajtimi i pasojave të krizës dhe mbështetje për më të cenueshmit, rritje ekonomike të qëndrueshme, mbështetje dhe intensifikim të procesit të integrimit në BE, si dhe transparencë dhe llogaridhënir që do të arrihet përmes rezultateve të demonstruara dhe implementimi i Buxhetit”, tha Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski shtoi se Buxheti nuk është vetëm real, por edhe racional, i përshtatur për të përballuar sfidat që kanë të bëjnë me krizën energjetike, për të bërë pagesa të rregullta të pagave, pensioneve dhe kompensimeve sociale.
“Dëshmuam se të gjitha detyrimet janë kryer pa pengesa dhe në kohë, gjë që është e nevojshme për funksionimin e shtetit në kushtet e krizës më të madhe energjetike në botë. Më shumë mjete janë planifikuar për pensione më të larta, për nxitjen e rendimentit dhe prodhimit në bujqësi, për harmonizimin e pagave me minimalen, por edhe për zhvillimin ekonomik përmes investimeve në infrastrukturë dhe mbështetjes së sektorit privat. Gjithashtu janë siguruar mjete për të gjitha përfitimet për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, të papunësuarit, të falimentuarit, ndihmë minimale të garantuar, ndihmë dhe kujdes të një personi tjetër, mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara, për kompensimet sociale dhe kompensimet për të papunësuarit, si dhe për masa aktive për punësimin e të rinjve, personave me aftësi të kufizuara. Rritje pagash janë parashikuar edhe në arsim. Përsa i përket shumave, Propozim-buxheti për vitin 2023 synon t'i përgjigjet krizës aktuale, me 250 milionë euro të ndara drejtpërdrejt për përballimin e saj. Por synon edhe stimulimin e ekonomisë, për të arritur më tej normat e dëshiruara dhe të nevojshme të rritjes ekonomike prej 5%.
Për pensionistët për vitin e ardhshëm janë lënë mënjanë 120 milionë euro më shumë se viti 2022 ose gjithsej 1.2 miliardë euro, të cilat janë rritur. 570 milionë euro janë planifikuar për paga në administratën publike në vitin 2023. Për shëndetësinë si sistem janë planifikuar 685 milionë euro. Gjithashtu, janë planifikuar 433,9 milionë euro mbështetje për komunat, si dhe 800 milionë euro për investime kapitale”, tha Kovaçevski dhe shtoi se në këtë krizë askush nuk do të mbetet vetëm, shteti është këtu për të ofruar një sistem funksional për të gjithë qytetarët.