Shpallje publike nr. 14/2022 për emërimin e drejtorit të Shërbimit Pedagogjik

Institution: 
Влада на Република Северна Македонија
Рок на пријавување: 
30/12/2022

Në bazë të nenit 9 të Ligjit për Shërbimin Pedagogjik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 18/2011, 41/2014, 55/2016 dhe 64/2018), Qeveria e Republikës së Maqedonisë shpall: 

                                                         SHPALLJE PUBLIKE nr. 14/2022
                                                për emërimin e drejtorit të Shërbimit Pedagogjik

1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të emërojë drejtor të Shërbimit Pedagogjik, me mandat katër vjeçar.

2. Për drejtor të Shërbimit Pedagogjik mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:
     1) të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
     2) në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor  nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion  kundërvajtjes, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
     3) të ketë marrë së paku 240 kredi sipas SETK ose të  përfunduar shkallën e arsimit VII/1;
     4) të ketë së paku pesë vjet përvojë pune në veprimtarin edukative - arsimore ose në organ të administratës shtetërore kompetent për çështjet e arsimit dhe
     5) të posedojë një nga certifikatat e njohura ndërkombëtarisht ose vërtetime për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet:
       - TOEFEL IBT së paku 74 pikë,
       - IELTS (IELTS)– së paku 6 pikë,
       - ILEC  (ILEC) (Cambridge English: Legal) –së paku nivelin  B2 (B2),
       - FCE (FCE) (Cambridge English: First) – të kaluar
       - BULATS (BULATS) –së paku 60 pikë ose
       - АPTIS (АPTIS) –së paku nivelin  B2 (B2);

3. Për drejtor të Shërbimit Pedagogjik mund të emërohet person, i cili përveç kushteve të cekura në pikën 2 të shpalljes, duhet ti përmbushë edhe kriteret shtesë të shënuara në fletëparaqitjen e disponueshme në lidhjen në vijim:

https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/prijava_za_oglas_1.pdf ,
https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/struktura_na_dopolnitelni_dokumenti_1.docx 

4. Me fletëparaqitjen kandidatët patjetër duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
     1) Fletëparaqitje të shpalljes;
     2) Biografi të shkurtër;
     3) Letër Motivuese;
     4) Planin dhe programin e punës në vijim,
     5) Vërtetim të Shtetësisë
     6) Dëshmi se në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
     7) Diplomë për arsimin e lartë të kryer më së paku 240 kredi të marra sipas SETK ose të  përfunduar shkallën e arsimit  VII/1;
     8) Dëshmi se ka të paktën pesë vjet përvojë pune në veprimtarin edukative - arsimore ose në organ të administratës shtetërore kompetent për çështjet e arsimit dhe
     9) të posedojë një nga certifikatat e njohura ndërkombëtarisht ose vërtetime për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet:
      - TOEFEL IBT së paku74 pikë,
      - IELTS (IELTS)– së paku 6 pikë,
      - ILEC  (ILEC) (Cambridge English: Legal) –së paku nivelin  B2 (B2),
      - FCE (FCE) (Cambridge English: First) – të kaluar
      - BULATS (BULATS) –së paku 60 pikë ose
      - АPTIS (АPTIS) –së paku nivelin  B2 (B2);

5. Dokumentet nga pika  4 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bul. ,,Ilinden nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: „ Për shpalljen publike për emërimin e drejtorit të Shërbimit Pedagogjik“.

6. Dokumentet e kërkuara nuk i zëvendësojnë format ekzistuese të përcaktuara me Ligjet dhe aktet nënligjore në kompetencë të MSHIA- së dhe ligjet e veçanta që i përcaktojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për zgjedhje/emërim.

7. Dokumentet e kërkuara mund të jenë publike (në faqen e internetit) të Institucionit për kandidatin/ten të cilat janë zgjedhur/emëruar dhe në funksion të transparencës dhe ndjekjes së përmbushjes së tyre nga organet mbikëqyrëse (Qeveria, Kuvendi, Bordet Mbikëqyrëse dhe trupa të ngjashëm) .

8. Koeficienti i llogaritjes së pagës : është përcaktuar në përputhje me Vendimin për përcaktimin e koeficientit për llogaritjen e pagave për funksionarët të cilat i emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53 53/2005, 71/2005, 2/2006, 8/2006, 46/2006, 18/2007, 94/2007, 103/2007, 126/2007, 138/2007, 39/2008, 137/2008, 154/2008, 63/2009, 76/2009, 144/2009, 39/2010, 63/2010, 158/2010, 5/2011, 75/2011, 133/2011, 70/2012, 82/2012, 161/2012, 172/2013, 16/2014, 21/2014, 99/2014, 116/2014, 152/2015, 161/2015, 218/2015, 19/2016, 71/2016, 189/2016, 126/2017, 102/2018, 108/2018, 209/2018, 234/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 73/2019, 139/2019, 147/2019, 262/2019, 278/2019, 26/2020, 29/2020, 237/2020, 245/2020, 101/2021, 152/2021, 38/2022, 102/2022, 168/2022 dhe 213/2022).

9. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 5 (pesë) ditë pune, llogaritur ditën e publikimit të shpalljes në shtypin ditor.

10.Shpallja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

11. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe jo e plotë si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.