Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për shërbimin publik u ka bërë thirrje deputetëve në Kuvend që të tregojnë përgjegjësi dhe të mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ai u bëri thirrje të 120 deputetëve që t'i lënë anash interesat e tyre partiake, sepse e ardhmja e qytetarëve është përgjegjësi e barabartë e të gjitha partive politike në Kuvend. Kryeministri Kovaçevski theksoi se shtetit e jo Qeverisë i duhet shumicë 2/3 për të përfunduar sa më shpejt procesin e eurointegrimeve.
“Qeverisë i duhen 61 deputetë për të qenë Qeveri, cilësdo Qeveri në vend. Maqedonia e Veriut ka nevojë për dy të tretat e shumicës në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt rrugën e integrimit në anëtarësimin e plotë në BE. Kjo shumicë prej dy të tretash nuk do të jetë vendimi përfundimtar në pranimin në BE. Ne folëm për reformat që duhet të bëhen, ato reforma dhe se anëtarësimi në BE nuk është proces i një personi, nuk është proces i një pale, është proces i gjithë vendit. Jo 80, jo 90, jo 100, 110, 120 deputetë në Kuvend kanë obligim të marrin vendime që do të sigurojnë një të ardhme më të mirë për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme”, thotë në intervistë Kryeministri Kovaçevski.
Kovaçevski theksoi se koha tregoi se sa me vetëdije u krijua panik në opinion, kur në Kuvend miratoheshin konkluzionet e propozimit evropian të propozuar nga presidenca franceze.
“Në shoqëri kishte një histeri të madhe se do të ishim asimiluar, do të ishim bullgarizuar dhe do të kishim humbur gjuhën maqedonase. Dhe pikërisht e kundërta ndodhi, më 19 korrik filluam bisedimet me BE-në, më 26 tetor nënshkruam marrëveshjen me FRONTEKS-in, në gjuhën e pastër maqedonase, pa asnjë shtesë, fusnotë apo sqarim. Për herë të parë, një Marrëveshje e nënshkruar me të 27 vendet anëtare të BE-së dhe një Marrëveshje e nënshkruar në të gjitha gjuhët e BE-së, e miratuar edhe nga Greqia dhe Bullgaria, kush mund të besonin në një gjë të tillë. E dyta, në Greqi u hap një qendër e gjuhës maqedonase, kush mund të besonte në një gjë të tillë. E treta, një qendër kulturore bullgare u hap në Shkup nga institucionet zyrtare të Bullgarisë. Hapëm zyrën e MIA-s në Sofje, në qendrën kulturore maqedonase. Kjo është një mënyrë për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe ne kemi qendra të tilla kulturore në Tiranë dhe në vende të tjera. Tani po punohet edhe për hapjen e një qendre kulturore në Beograd, kështu mund të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri tha se nuk mund të ketë përparim në vend duke përhapur tensione të brendshme, duke përhapur mosbesim me fqinjët. “Vlerat e BE-së qëndrojnë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, tha Kryeministri.
Çfarë ka ndodhur mes vendeve anëtare të BE-së, mes Francës dhe Gjermanisë për shembull, çfarë ka ndodhur në Luftën e Parë Botërore. Por sot, këto vende së bashku janë liderë në BE, duke marrë vendime për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve të tyre. Ndryshimet kushtetuese dhe të gjitha vendimet që do të pasojnë deri në anëtarësimin e plotë janë përgjegjësi e të gjitha partive politike. Është interes mbi partiak për qytetarët, jo për partitë politike. Partitë politike kanë shumë tema të tjera për të cilat mund të garojnë politikisht në baza ditore, nga politika tatimore, politika sociale, politika e investimeve... Por kjo çështje është çështje për të ardhmen e qytetarëve, sepse qytetarët e Maqedonisë së Veriut duan të jetojnë në BE, por ata duan të jetojnë në BE këtu në vendin e tyre, e jo të jetojnë në BE si deri më tani në vend të huaj, në vende të tjera dhe këtë duhet t'ua ofrojnë të gjithë deputetët qytetarëve”, tha Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski.