Kovaçevski: Profiti shtesë i realizuar nga kompanitë në kohë krize është lëndë e iniciativës së tatimit të drejt

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur sot pyetjeve të deputetëve, theksoi se me konceptin e ri të reformës tatimore vendoset një sistem tatimor i drejtë, efikas dhe bashkëkohor, i cili mundëson të ardhura stabile, rritje ekonomike dhe shërbime më të mira për qytetarët. Kryeministri potencoi se për konceptin e ri janë konsultuar me Odat Ekonmike dhe të gjitha palët e prekura.

“Po e përsëris që me reformën e re tatimore nuk parashikohen taksa të reja, nuk parashikohet rritje e tatimeve, gjegjësisht tatimi mbi të ardhurat personale mbetet në normën prej 10%, ndërpritet tatimi progresiv, i cili duhej të hynte në fuqi prej më 1 janar të vitit 2023, tatimi mbi fitimin mbetet 10% dhe nuk rritet, tatimi mbi vlerën e shtuar mbetet 18%dhe nuk rritet. Kamatat e depozitave dhe depozitave të kursimeve, megjithëse vendimi duhej të hynte në fuqi më 1 janar 2023, nuk do të tatohen. Kjo reformë e re tatimore përfaqëson një rishikim të përjashtimeve tatimore, një zgjerim të bazës tatimore dhe një shkatërrimin e ekonomisë joformale, ku të gjithë paguajnë pjesën e tyre të drejtë në buxhet duke reduktuar avantazhin që disa kanë për shkak të përjashtimeve tatimore dhe trajtimit të pabarabartë në treg liberal”, tha Kryeministri Kovaçevski.

 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me iniciativën për vendosjen e tatimit për fitim shtesë, theksoi se ekziston një iniciativë e tillë e cila është duke u shqyrtuar përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe konsultativ me disa palë të prekura.

“Ka një iniciativë për një tatim fitimi ekstra, i cili ka një emër tjetër në shtete të ndryshme. Ndoshta do të kemi një emër tjetër. Në Kroaci quhet kontribut solidariteti nga kompanitë që bëjnë fitime shtesë. Ne besojmë se vendosja e një takse të tillë mund të jetë në favor të shtetit në kohë krize.

Kjo taksë nuk është e panjohur dhe nuk është asgjë e re dhe vende të tjera kanë vendosur një taksë të tillë. Unë kam qenë dëshmitar i vendosjes së taksave të tilla edhe në vendet tjera kur kam punuar gjatë krizës financiare botërore, kur një taksë e tillë është vendosur edhe në Hungari”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri vuri në dukje se me zbatimin e tij do të taksohej fitimi ekstra, sepse në kohë krize, kompani të ndryshme nga industri të ndryshme fitonin ekstra si pasojë e inflacionit dhe rritjes së çmimeve dhe ne besojmë se ky fitim duhet të tatohet.

Kjo iniciativë tashmë është duke u diskutuar me Oda Ekonomike  sepse ne besojmë se ky është një proces i rëndësishëm në të cilin duhet të përfshihen të gjithë ata që kanë të bëjnë.

Diskutohet për një taksë të re të jashtëzakonshme mbi fitimin shtesë sipas shembullit të vendeve evropiane.

“Nëse vendoset të vendoset tatimi i jashtëzakonshëm, do të zbatohej për kompanitë që kanë mbi 10 milionë euro të ardhura vjetore. Është një e ardhur që është 20 për qind më shumë se mesatarja katërvjeçare dhe do të parashikojë tatim shtesë vetëm për të ardhurat shtesë të asaj mesatare katërvjeçare”, tha Kovaçevski.