Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në intervistën për Politika foli edhe për kontributin që do ta jep Republika e Maqedonisë së Veriut, gjatë kryesimit me OSBE-në në kontekst të ngjarjeve aktuale në Ukrainë, me përvojat e dialogut në plan të brendshëm dhe ndërkombëtar.
Kryeministri Kovaçevski theksoi rëndësinë e politikave progresive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe shteteve të rajonit, qëllimi i të cilave është integrimi evropian, por që kanë avancuar bashkëpunimin me iniciativat rajonale dhe sot kjo rezulton me mbështetje ekonomike dhe stabilitet.
“Është mirë që po promovojmë bashkëpunimin rajonal dhe kështu kemi përforcuar besimin reciprok. Këto nisma rajonale, Ballkani i Hapur, Procesi i Berlinit na afrojnë më shumë dhe janë një nxitje për të mbajtur së bashku një fokus të mprehtë në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe, natyrisht, cili është qëllimi ynë i përbashkët strategjik, për integrimin evropian”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Si Kryeministër i shtetit që kryeson OSBE-në, ai bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të agresionit rus kundër Ukrainës dhe njoftoi se si Maqedonia e Veriut mund të kontribuojë përmes përvojave të veta në vendosjen e paqes në korniza më të gjera.
“Paqja duhet të kthehet në botë dhe ne kemi besim se kjo është e mundur përmes zgjidhjeve kreative, për të cilat do të punojmë. Po, ishte për t'u habitur që agresioni erdhi nga një anëtar i përhershëm i Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara, siç është Federata Ruse. Fakti që përmes dhunës vendos të zgjidhë një sfidë - një shtet anëtar i KB-së, organizatë themeli i së cilës është ruajtja e paqes në botë dhe anëtare e OSBE-së, është në kundërshtim me përcaktimin e përbashkët të shteteve anëtare kundër çdo forme veprimi, pasojat e të cilave janë jetë njerëzore dhe rrezikimi i paqes në botë.
Historia tregon se asnjë problem nuk mund të zgjidhet me forcë dhe sado të zgjasë një konflikt ushtarak, zgjidhja arrihet gjithmonë në tryezën e dialogut.
Prandaj, apeloj, si Kryeministër i një vendi që kryeson OSBE-në, të ndalojë menjëherë agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe t'i hapë rrugën diplomacisë dhe dialogut, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e arsyeshme me mjete paqësore.
Nga 1 janari 2023, Republika e Maqedonisë së Veriut ka nderin të kryesojë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE. Është në të njëjtën kohë një detyrim i madh, sepse po ndodh në një kohë kur në Evropë ka agresion ushtarak.
Por kam besim se besimit se do t'i përgjigjemi me sukses, sepse kemi përvojë në tejkalimin e konflikteve. Ne vetë si shtet ishim shfrytëzues të mekanizmave të ndërmjetësimit-sigurisë, duke përfshirë edhe misionin e paqes të Kombeve të Bashkuara, dhe përmes shembullit tonë i njohim përfitimet e angazhimeve për paqe të bashkësisë ndërkombëtare.
Ne gjithashtu arritëm të bashkohemi me përpjekjet tona në shtëpi, edhe pse jemi një vend multietnik, në aspiratat tona të përbashkëta për paqe, që të mos jemi përfshirë në luftë në kohën e ish-Jugosllavisë, e më vonë, me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, ia arritëm të ruajmë unitetin e shtetit.
Sot, ne jemi gjithashtu një shembull i ndritshëm në Ballkan dhe në Evropë, për një demokraci funksionale multietnike dhe një vend që po ecën në mënyrë të qëndrueshme në rrugën euroatlantike. Këtë e arritëm me politika të mençura të dialogut në marrëdhënie të mira fqinjësore.
Me gjithë këto përvoja, ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në përforcimin dhe zhvillimin e sigurisë ndërkombëtare. Si kryesues me OSBE-së në vitin 2023, ne jemi të përkushtuar që multilateralizmi të tejkalojë militarizmin, që është sfida përfundimtare për Evropën dhe botën sot”, tha Kryeministri Kovaçevski në një intervistë për gazetën serbe “Politika”.