Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u takua me Presidenten e Hungarisë, Katalin Novak.
Në takim u shpreh pritshmëria se kjo vizitë do t’i jep nxitje intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, veçanërisht pasi kjo është vizita e parë e një Presidenti hungarez në Maqedoninë e Veriut në 20 vitet e fundit.
U përcoll një mesazh i qartë se vendi ynë mund të llogarisë në mbështetjen e mëtejshme të Hungarisë në integrimet evropiane.
U vlerësua se Republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë për Bashkimin Evropian, në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit dhe si shtet që praktikon vlerat evropiane, kultura e së cilës është e veçantë dhe evropiane dhe do të pasurojë familjen evropiane të popujve, shteteve dhe kulturave.
Bashkërisht është vlerësuar se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është i një rëndësie nacionale dhe strategjike për vendin tonë, por edhe për tërë Ballkanin Perëndimor dhe për Evropën, prandaj nevojitet fokusi i të gjitha subjekteve politike në vend drejt realizimit të këtij qëllimi.
Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e zëshme të Hungarisë për perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për mbështetjen e zgjerimit të BE-së, si politika më e rëndësishme strategjike e Bashkimit Evropian.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se për Maqedoninë e Veriut, ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor është një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme të vendit dhe se Qeveria është e vendosur fuqishëm për dialogun si mekanizëm për zgjidhjen e çdo çështjeje të hapur. Ai e theksoi edhe vendosmërinë e Qeverisë për zbatimin e reformave, të cilat po zhvillohen paralelisht me përballimin aktual të sfidave të krizës globale ekonomike dhe energjetike.
Lidhur me kryesimin e OSBE-së, Kryeministri Kovaçevski u shpreh i bindur se Maqedonia e Veriut do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës, në kontekstin e zhvillimeve aktuale për shkak të luftës në Ukrainë, me vendosjen e shtetit qind për qind në përputhje me politikat e jashtme të BE-së.
Në takim u vlerësua se Maqedonia e Veriut dhe Hungaria kanë bashkëpunim të mirë si anëtarë të NATO-s, se bashkëpunimi ekonomik po shënon trend rritës, si dhe se shihen mundësi për zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare, investimeve, energjetikës, arsimit.
Kryeministri Kovaçevski shprehu falënderim deri te Presidentja hungareze Novak, për donacionet dhe për ndihmën e shpërndarë humanitare nga Hungaria gjatë kohës së pandemisë.