Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për agjencinë shtetërore MIA, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ndër të tjera ka folur edhe për sulmet kibernetike me të cilat jemi përballur në periudhën e kaluar. I pyetur nëse ka një lidhje të ndërsjellë mes sulmeve kibernetike, paralajmërimeve për bomba, si dhe lidhjes së tyre të mundshme me luftën në Ukrainë, Kryeministri u përgjigj:
“Ato janë absolutisht të lidhura me luftën që po bëhet në Ukrainë, sepse më parë nuk ekzistonin. Së dyti, lufta hibride që po zhvillohet dhe që përfshin sulme kibernetike që përfshijnë sulme hakerimi dhe që përfshin dezinformimin është praktikisht një mënyrë e re lufte që nuk është parë kurrë më parë. Ajo ka disa qëllime. Së pari, për të bllokuar sistemet kyçe jetike në vendet anëtare të NATO-s, të BE-së, të cilat përcaktohen nga Perëndimi. Së dyti, për të sjellë pasiguri tek qytetarët, sepse po sulmohen sistemet që i shërbejnë një numri të madh të qytetarëve. Dhe së treti, të krijohet një sistem dezinformimi në shtete, që në fund të fundit i shërben dhe përfitojnë vetëm ata që nuk duan ta shohin rajonin tonë konkretisht të jetë pjesë e BE-së apo të jetë pjesë e NATO-s", vlerësoi Kryeministri për MIA-n. Në intervistë ai veçanërisht e komentoi sulmin mbi Fondin e Shëndetësisë.
Në rastin e Fondit të Shëndetësisë, ekspertë nga vendi ynë punojnë së bashku me ekspertë nga vendet anëtare të NATO-s, të cilët janë ekspertë të lartë.
Të dhënat personale të qytetarëve në lidhje me kartelat e tyre mjekësore etj., mbrohen brenda sistemeve të Fondit, por sistemet e tjera aktive të softuerit të përdorur janë nën sulm kibernetik. E kuptoj revoltën e punonjësve të shëndetësisë.
Së pari, kishte informacione se nuk kishte para në Buxhet. Në buxhet ka para, si në Fondin e Shëndetësisë ashtu edhe në Buxhetin Qendror, por duke pasur parasysh mënyrën se si paguhen pagat dhe duke pasur parasysh sulmin kibernetik që po ndodh, një gjë e tillë nuk ishte e mundur ditëve të kaluara", deklaroi Kryeministri Kovaçevski për MIA.
Ai siguron se ky problem do të zgjidhet.
Ne kemi punuar së bashku me Ministrinë e Financave dhe punonjësit e Thesarit që kjo të bëhet nga thesari qendror, që është një çështje e komplikuar, por që po punohet për të gjetur një zgjidhje.Por dua të theksoj diçka tjetër, që është ajo se ku ishte krizë e koronës, heronjtë tanë kanë qenë mjekët dhe të gjithë kemi pasur mirëkuptim absolut për ta dhe i kemi dhënë të gjitha fjalët lavdëruese në atë mënyrë që me përpjekje mbinjerëzore me 24 orë punë u përballën me krizën dhe ndihmuan qytetarët. Sot, me këto sulme kibernetike dhe me këtë luftë hibride, ka sërish njerëz që punojnë 24 orë në ditë. Këta janë inxhinierë IT që punojnë në institucione. Ne kemi formuar edhe një ekip të posaçëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme në të cilin marrin pjesë inxhinierë IT nga Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Ata njerëz kanë emra dhe mbiemra, por ne nuk i dimë, sepse nuk kanë pasur kurrë mundësi të jenë pjesë e një diskutimi publik nga media. Megjithatë, ata punojnë nga 24 orë në ditë. Dhe ata kanë familjet e tyre që nuk i kanë parë dhe unë personalisht do të përpiqem që në një nga festimet jubile që feston vendi ynë, të paktën njërit prej tyre t'i jepet një çmim shtetëror në emër të të gjithëve, të cilët punojnë 24 orë në ditë për t'i mbrojtur ata dhe për të zhbllokuar sistemet që janë nën sulme kibernetike", tha Kryeministri Kovaçevski në intervistën për MIA-n, duke apeluar qytetarët të jenë të qetë.