Memorandum bashkëpunimi mes Qeverisë dhe FSHIIK-së për shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe kuadrove

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Metodija Dimovski dhe Boro Jakimovski, dekan i Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK) në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,  nënshkruan Memorandum, si konfirmim i përkushtimit dhe interesit të përbashkët për promovimin e arsimit të lartë dhe aktiviteteve kërkimore dhe promovimin e efikasitetit të sektorit publik.

Nënshkrimi i këtij Memorandumit u shfrytëzua për të evidentuar gatishmërinë për profilizimin profesional të studentëve dhe shfrytëzimin efektiv të aktiviteteve në fushën e shkencave të informacionit dhe inxhinierisë kompjuterike.

Memorandumi parasheh bashkëpunim dhe aktivitete edukative për përmirësimin praktik të studentëve të Fakultetit, mësim praktik i cili do të arrihet me punësimin e studentëve nga Fakulteti, për nevojat e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, për çka do të bëhet thirrje publike për praktikë.

Organizimi dhe zbatimi i aktiviteteve edukative për zhvillimin profesional të nëpunësve administrativë dhe punonjësve të Sekretariatit të Përgjithshëm, asistencë eksperte në përgatitjen e projekteve, analizave, propozimeve dhe formave të tjera të shkëmbimit të njohurive dhe përvojës në drejtim të kërkimit dhe zhvillimit me interes të përbashkët.

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, u shpreh i kënaqur me këtë Memorandum dhe theksoi se ky është një nga hapat që ndihmojnë në realizimin e plotë të aktiviteteve që ndërmerren për digjitalizimin e proceseve në shoqëri.

“Bashkimi i shkencës dhe praktikës është një nga cilësitë që zgjeron mundësinë e realizimit të interesave strategjike gjatë ndërrimit të teknologjive informative dhe komunikuese”, nënvizoi Dimovski, i cili së bashku me dekanin Jakimovski uruan bashkëpunim të suksesshëm, para së gjithash të dobishëm për gjeneratat e ardhshme.