Shpallje publik nr. 05/2023 për emërimin e 1 (një) anëtari të Komisionit Rregullator për Banim

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
10.05.2023

Në bazë të nenit 105, nenit 105-a dhe neni 106 të Ligjit për Banim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 99/2009, 57/2010, 36/2011, 54/2011, 13/2012, 55/2013, 163/2013, 42/2014, 199/2014, 146/2015, 31/2016, 64/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr.302/2020 dhe 150/2022), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon

SHPALLJE PUBLIKE nr. 05/2023
për emërimin e 1 (një) anëtari të Komisionit Rregullator për Banim

1. Me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të emërojë 1 (një) anëtar të Komisionit Rregullator për Banim me mandat pesëvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje për një mandat tjetër.

2. Funksioni i anëtarit të Komisionit Rregullator kryhet në mënyrë profesionale.

3. Një anëtar i Komisionit Rregullator duhet të jetë ekspert i çështjeve juridike, ekspert i çështjeve nga fusha e arkitekturës dhe ndërtimtarisë i cili duhet të njohë standardet dhe normat për projektimin e objekteve në fushën e banimit dhe një anëtar ekspert në çështjet ekonomike në fushën e banimit.

4. Anëtarësimi në Komisionin Rregullator është i papajtueshëm me kryerjen e ndonjë funksioni publik, vend pune apo funksion në një parti politike. Çdo lloj funksioni, vend pune apo emërimi pushon me fuqinë e ligjit në ditën e emërimit për anëtar të Komisionit Rregullator.

5. Për anëtar të Komisionit Rregullator mund të emërohet personi i cili i plotëson këto kushte:
    1) të ketë shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
    2) në momentin e zgjedhjes me aktgjykim fuqiplotë nuk është shqiptuar dënim me burg ose me sanksion kundërvajtës ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
    3) të ketë fituar së paku 240 kredi sipas SETK apo shkallën VII/1 të përfunduar;
    4) të ketë së paku gjashtë vjet përvojë pune në vendin e punës udhëheqës, pas diplomimit;
    5) posedon një nga certifikatat ose vërtetimet e mëposhtme të njohura ndërkombëtarisht për njohuri aktive të gjuhës angleze: 
        - TOEFL IBT – të paktën 74 pikë, 
        - IELTS – të paktën 6 pikë, 
        - ILEC (Cambridge English: Legal) – të paktën nivelin B2,     
        - FCE (Cambridge English: First) - i kaluar, 
        - BULATS - të paktën 60 pikë ose     
        - APTIS - të paktën niveli B2 dhe
    6) të ketë certifikatë të njohjes aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë.
    
6. Me fletëparaqitjen kandidatët patjetër duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
    1) Fletëparaqitje të shpalljes;
    2) Biografi të shkurtër;
    3) Çertifikatë të shtetësisë; 
    4) Dëshmi se në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm nuk i është shqiptuar dënimi me burg ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
    5) Diplomë për  kryerjen e arsimit të lartë më së  paku 240 kredi të marra sipas SETK ose të përfunduar shkallën  VII/1;
    6) Pasqyrë e evidentuar në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose në Fondin e Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut si përvojë pune, dëshmi se ka më së paku gjashtë vjet përvojë pune në udhëheqësin e vendit të punës, pas diplomimit;
    7) Çertifikatë të njohur ndërkombëtarisht ose vërtetime për njohje aktive të gjuhës:
- TOEFEL IBT – së paku74 pikë, - IELTS (IELTS) – së paku 6 pikë, -ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) –së paku nivelin B2, - FCE (FCE) (Cambridge English: First) –të kaluar, - BULATS (BULATS) – së paku 60 pikë ose – APTIS (АPTIS) – së paku nivelin B2  dhe
    8) certifikatë për njohjen aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë.

7. Dokumentet nga pika  6 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtat të dorëzohen në Arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut Bul. ,,Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Shpalljen Publike për emërimin e 1  (një) anëtari të Komisionit Rregullator për Banim”

8. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 15 ditë, llogaritur ditën e publikimit të shpalljes publike në shtypin ditor.

9. Shpallja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

10. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe jo e plotë si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.