Kovaçevski - Sadriu: Maqedonia e Veriut dhe Kosova nuk kanë çështje të hapura, hapa të reja për thellimin e bashkëpunimit

Kryetari i Qevreisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, ka takuar sot Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Në takim, u nda një vlerësim i përbashkët se marrëdhëniet dypalëshe janë miqësore dhe konstruktive, me dialog të rregullt dhe të hapur dhe pa çështje të hapura mes dy vendeve.

U bisedua për hapat e mëtejshëm në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe forcimit të miqësisë mes qytetarëve të dy vendeve.

Kryeministri Kovaçevski e përgëzoi për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe theksoi që Maqedonia e Veriut do të vazhdon edhe më tutje të jetë aktiv në mbështetjen e aspiratave euro-atlantike të Kosovës dhe anëtarësimin e vendit në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, u shpreh edhe gatishmëria për organizimin e seancës së dytë të përbashkët ndërmjet dy qeverive, ku pritet nënshkrimi i marrëveshjeve të reja bilaterale në shumë fusha.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Kosova është një partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë së Veriut dhe shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në të dy drejtimet.

Duke iu referuar dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shtojnë nga atje, kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut mbështet përpjekjet e Bashkimit Evropian në këtë proces dhe inkurajon të dyja palët për dialog të mëtejshëm produktiv në drejtim të rritjes së besimit.

Para takimit, Kryeministri Kovaçevski ndoqi fjalimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriut, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim në përbërjen e delegacionit maqedonas morën pjesë zëvendëskryeministri  i Parë i Qeverisë dhe ministër për Sistemit Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga dhe ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, Shpresa Jusufi.