Sh[allje nr.09/2023 për emërimin e një avokati të shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rajonin e Ohrit
Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.87/2007 dhe 104/2015) dhe në lidhje me Vendimin për përcaktim të numrit të avokatëve të shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/2008 dhe 215/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.178/2019), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon
SHPALLJE nr.09/2023
për emërimin e një avokati të shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rajonin e Ohrit
1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të emërojë një avokat të shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për rajonin e Ohrit, pas një mendimi të marrë paraprakisht nga avokati i shtetit, pa kufizim të mandatit.
2. Për avokat të shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për rajonin e Ohrit, mund të emërohet personi i cili i plotëson këto kushte:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- të jetë jurist i diplomuar me përvojë pune në çështje juridike së paku pesë vjet pas provimit të dhënë të jurisprudencës dhe
- të gëzojë reputacion për kryerjen e funksionit.
3. Gjatë zgjedhjes së avokatit të shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për rajonin e Ohrit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta ketë parasysh përfaqësimin e drejtë dhe të duhur të qytetarëve që ju takojnë të gjithë bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
4. Funksioni avokat i shtetit është i papajtueshëm me kryerjen e një funksioni dhe profesioni tjetër publik.
5. Me fletëparaqitjen kandidatët janë të obliguar ta dorëzojnë dokumentacionin që vijon:
1) Fletëparaqitje të shpalljes,
2) Biografi e shkurtër,
3) Letër motivuese,
4) Certifikatë të shtetësisë,
5) Diplomë ose vërtetim për arsim të lartë të kryer me të paktën 240 kredi SETK ose niveli VII/1 të kryer të arsimit të lartë- jurist i diplomuar;
6) Vërtetim për provimin e dhënë të jurisprudencës;
7) Pasqyrë të evidentuar në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut si përvojë pune, dëshmi se ka përvojë pune në çështje juridike së paku pesë vjet pas provimit të dhënë të jurisprudencës;
8) Dëshmi se gëzon reputacion për kryerjen e funksionit.
6. Dokumentet e pikës 5 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të evidentuar në noter dhe të njëjtat të dorëzohen deri te Arkivi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut Bul. ,,Ilinden” nr.2, 1000 Shkup me shënim: “Për konkursin për emërimin e një avokati të shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rajonin e Ohrit”.
7. Koeficienti i përllogaritjes së rrogës: është përcaktuar në përputhje me Vendimin për përcaktim të koeficienteve për llogaritje të rrogës së funksionarëve të emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/2005, 71/2005, 2/2006, 8/2006, 46/2006, 18/2007, 94/2007, 103/2007, 126/2007, 138/2007, 39/2008, 137/2008, 154/2008, 63/2009, 76/2009, 144/2009, 39/2010, 63/2010, 158/2010, 5/2011, 75/2011, 133/2011, 70/2012, 82/2012, 161/2012, 172/2013, 16/2014, 21/2014, 99/2014, 116/2014, 152/2015, 161/2015, 218/2015, 19/2016, 71/2016, 189/2016, 126/2017, 102/2018, 108/2018, 209/2018, 234/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 73/2019, 139/2019, 147/2019, 262/2019, 278/2019, 26/2020, 29/2020, 237/2020, 245/2020, 101/2021, 152/2021, 38/2022, 102/2022, 168/2022, 213/2022 dhe 78/2023).
8. Afati i aplikimit për kandidatët e interesuar është 15 ditë, duke llogaritur ditën e publikimit të shpalljes në shpalljet publike.
9. Konkursi do të jetë i publikuar edhe në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
10. Fletëparaqitja e pa plotësuar dhe e pakompletuar si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim, nuk do të merret parasysh.