Shpallje publike nr.10/2023 për shprehjen e interesit për pjesëmarrje në këshillin kombëtar të ndërmjetësimit
Në bazë të nenit 64 paragrafit 5, nenit 65 paragrafit 1 të Ligjit për Ndërmjetësim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 294/2021), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon:
SHPALLJE PUBLIKE nr.10/2023
për shprehjen e interesit për pjesëmarrje në Këshillin Kombëtar të Ndërmjetësimit
1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon Shpallje Publike për shprehjen e interesit për pjesëmarrje në Këshillin Kombëtar për Ndërmjetësim dhe nga radhët e personave të paraqitur do të zgjedhë një anëtarë të Këshillit Kombëtar të Ndërmjetësimit.
2. Për anëtar të Këshillit Kombëtar të Ndërmjetësimit mund të zgjidhet personi i cili i plotëson kushtet si në vijim:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- të jetë person i aftë për punë dhe të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore, e cila dëshmohet me vërtetim të lëshuar nga institucioni kompetent shëndetësor nga fusha e mjekësisë së punës,
- të ketë diplomë për arsimin e lartë të përfunduar VII/I ose 300 kredi sipas Sistemit Evropian për Transfer të Kredive (SETK) në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose aktvendim për njohjen e kualifikimit adekuat të arsimit të lartë të fituar jashtë vendit të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës,
- të ketë dëshmi se ka të paktën pesë vjet përvojë pune pas përfundimit të arsimit të lartë dhe
- të kenë treguar rezultate në fushën e ndërmjetësimit, në pesë vitet e fundit.
3. Me fletëparaqitjen kandidatët detyrimisht duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
1) Fletëparaqitje të shpalljes;
2) Biografi të shkurtër;
3) Certifikatë të shtetësisë;
4) Dëshmi se është person i aftë për punë dhe ka aftësi të përgjithshme shëndetësore, e cila vërtetohet me vërtetim të lëshuar nga institucioni kompetent shëndetësor nga fusha e mjekësisë së punës;
5) Diplomë për arsimin e lartë VII/I ose 300 kredi sipas Sistemit Evropian për Transfer të Kredive (SETK) në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose aktvendim për njohjen e kualifikimit adekuat të arsimit të lartë të fituar jashtë vendit të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
6) Pasqyrë të evidentuar në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut si përvojë pune, dëshmi se ka së paku pesë vjet përvojë pune pas përfundimit të arsimit të lartë dhe
7) Dëshmi që tregon rezultate në fushën e ndërmjetësimit, në pesë vitet e fundit.
3. Dokumentet nga pika 3 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut Bul. “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “Për shpalljen publike për shprehje të interesit për pjesëmarrje në Këshillin Kombëtar të Ndërmjetësimit“.
4. Anëtarët e Këshillit emërohen për periudhë katër vjeçare, me të drejtë rizgjedhje
5. Anëtarët e Këshillit janë të detyruar që në mënyrë aktive të marrin pjesë në kryerjen e aktiviteteve të Këshillit dhe të marrin pjesë rregullisht në seancat e parapara.
6. Anëtarët e Këshillit kanë të drejtë të kompensimit me para për kryerjen e punëve nga fushëveprimi i tyre, në shumë prej gjysmës së pagës mesatare neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut të paguar në tre muajt e fundit.
7. Anëtarët e Këshillit të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë zonës së qytetit të Shkupit kanë të drejtë në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit për transport me autobus në shumën reale, për çka i dorëzohet dëshmi sekretarit të Këshillit.
8. Këshilli është në seancë të vazhdueshme, me obligim që të mbajë të paktën dy seanca gjatë një muaji.
9. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 15 ditë.
10. Shpallja do të publikohet në ueb faqen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
11. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe pakompletuar si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.