Thirrje publike për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për kryerjen e veprimtarive të ekonomisë së ujërave  HS "Zletovica" - Probishtip

Institucion: 
Влада на Република Северна Македонија
Рок на пријавување: 
12.06.2023

 
Në përputhje me nenin 17, nenin 17-a paragrafin 1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 38/96, 6/2002, 40/2003, 49/2006, 22/2007, 83 /2009 , 97/2010, 6/2012, 119/2013, 41/2014, 138/2014, 25/2015, 61/2015, 39/2016, 64/2018, 35/2019 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/2019, 89/2022 dhe 274/2022), neni 23 dhe neni 23-a të Statutit të NP për kryerjen e veprimtarive të ekonomisë së ujërave HS "Zletovica" - Probishtip nr. 01-351 /26  datë 20.7.2022 (tekst i spastruar) dhe Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e parashtrimit të fletëparaqitjes, formularët për fletëparaqitje, mënyrën e vlerësimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe çështje të tjera lidhur me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit administrativ, përkatësisht mbikëqyrës të Ndërmarrjeve Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/2022), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall:

 

THIRRJE PUBLIKE nr.01/2023
për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të
Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për kryerjen e veprimtarive të ekonomisë së ujërave  HS "Zletovica" - Probishtip

 

1.    Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të sekretarit të përgjithshëm, shpall Thirrje publike për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për kryerjen e veprimtarive të ekonomisë së ujërave HS "Zletovica" - Probishtip, me mandat katër vjeçar, me të drejtë edhe për një mandat tjetër radhazi.

2.    Veprimtaria e NP për kryerjen e veprimtarive të ekonomisë së ujërave HS "Zletovica" – Probishtip sipas Klasifikimit Nacional të Veprimtarive (KNV): 36.00 - Grumbullim, përpunim dhe furnizim me ujë.

3.    Kompetencat e Ndërmarrjes Publike për kryerjen e veprimtarive të ekonomisë së ujërave HS "Zletovica" - Probishtip janë:
-    Përdorimi i ujit në bujqësi 
-    Nxjerrja e zhavorrit dhe rërës 
-    Prodhimi i energjisë hidroelektrike 
-    Grumbullim, pastrim, shpërndarje e ujit të pijshëm dhe ujit ushqimor 

-    Ndërtimi i objekteve  hidrondërtimore 
-    Projektimi 
-    Inxhinieri 

4.    Për anëtar të bordit drejtues të NP për kryerjen e veprimtarive të ekonomisë së ujërave HS "Zletovica" - Probishtip mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:
-    të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
-    të ketë marrë së paku 240 kredi sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 të arsimit dhe 
-    në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
-    anëtarët e bordit drejtues duhet të kenë përvojë adekuate të punës, përkatësisht:

  • dy anëtarë të bordit drejtues duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e veprimtarisë së ndërmarrjeve publike (në përputhje me Klasifikimin Nacional të Veprimtarive,  publikuar nga  Enti Shtetëror për Statistikë),
  • të paktën një anëtar i bordit drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve financiare,
  • të paktën një anëtar i bordit drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve juridike dhe
  • të paktën një anëtar i bordit drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e shkencave teknike.

5.    Me fletëparaqitjen kandidatët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
1)    Formular të fletëparaqitjes;
2)    Biografi të shkurtër;
3)    Letër interesi/motivuese për pozicionin për të cilin aplikon;
4)    Certifikatë të Shtetësisë 
5)    Vërtetim ose Diplomë për arsimin e lartë të kryer me së paku 240 kredi të marra sipas SETK ose shkallën  e VII/1 të arsimit  të përfunduar, i përshtatshëm për vendin për të cilin paraqitet;
6)     Vërtetim se në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
7)    Pasqyrë të punësimit nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut me stazh të evidentuar;
8)    Deklaratë të noterizuar se kandidati me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale konfirmon saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave të përcaktuara në aplikim dhe për  parashtrimin e dokumentacionit
9)    Certifikata, licenca, vërtetime, diploma të lëshuara nga institucionet e autorizuara, përkatësisht të akredituara për lëshimin e tyre në përputhje me ligjin për pozicionin e kërkuar.

6.    Dokumentet nga pika  5 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuara dhe të njëjtat të dorëzohen në Arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut Bul. ,,Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: „ Për  Thirjen publike për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për kryerjen e veprimtarisë së ekonomisë së ujërave HS "Zletovica" – Probishtip.

7.    Anëtarët e Bordit Drejtues të NP për kryerjen e veprimtarive të ekonomisë së ujërave HS "Zletovica" - Probishtip i emëron, përkatësisht i shkarkon themeluesi i ndërmarrjes publike - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

8.    Anëtari i bordit drejtues të ndërmarrjes publike nuk mund të ketë personalisht, nëpërmjet personit të tretë ose mbi çfarëdo baze, interesa në ndërmarrje ose shoqëri tregtare që është në marrëdhënie biznesi me ndërmarrjen publike, të cilat mund të kenë çfarëdo ndikim në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në vendimmarrje në ndërmarrjen publike. Secili anëtar i bordit drejtues është i detyruar të paralajmërojë themeluesin për ekzistimin e  këtij interesi të tillë në mesin e një ose më shumë anëtarëve të bordit drejtues.

9.    Funksioni i kryetarit dhe i anëtarit të bordit drejtues të ndërmarrjes publike janë të papajtueshme me funksionin kryetar dhe anëtar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

10.    Detyrat e punës, përgjegjësitë dhe obligimet e anëtarëve të Bordit Drejtues përcaktohen në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Statutin e Ndërmarrjes Publike dhe Rregulloren e Punës së Bordit Drejtues.

11.    Bordi drejtues në seancën e parë nga radhët e tij zgjedh kryetarin dhe zëvendëskryetarin.

12.    Anëtarët e Bordit Drejtues të NP për kryerjen e veprimtarive të ekonomisë së ujërave HS "Zletovica" - Probishtip, marrin kompensim për punën dhe anëtarësimin e tyre në Bordin e Drejtues, edhe atë: kryetari: 8.000,00 denarë, zëvendëskryetari: 7.500,00 denarë dhe anëtari: 7.000.00 denarë.

13.    Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 10 ditë, llogaritur ditën e publikimit të thirrjes publike .

14.    Thirrja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në faqen e internetit të NP për  kryerjen e veprimtarive të ekonomisë së ujërave HS "Zletovica" – Probishtip www.hszletovica.com.mk

15.    Afati i fundit për paraqitje është 12.6.2023.

16.    Procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të NP për kryerjen e veprimtarive të ekonomisë së ujërave HS "Zletovica" – Probishtip do ta zbatojë Komisioni për Burime Njerëzore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i njëjti përbëhet nga dy faza, përkatësisht: Faza 1 - përzgjedhja administrative dhe faza 2 - intervista. Përzgjedhja administrative përfundon më së voni 15 ditë pune pas afatit të fundit të paraqitjes së kandidatëve në thirrjen publike. Komisioni,  më së voni deri dhjetë ditë pune kalendarike nga dita e përfundimit të përzgjedhjes administrative, zhvillon intervistë me kandidatët që kaluan me sukses përzgjedhjen administrative. Mënyra e dhënies së pikëve për secilën nga fazat e përzgjedhjes përcaktohet në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e parashtrimit të fletëparaqitjes, formularët e fletëparaqitjes, mënyrën e vlerësimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe çështje  tjera që lidhen me të për zbatimin e procedurës së emërimit dhe shkarkimit të anëtarëve të Bordit drejtues, përkatësisht  mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/2022).

17.    Data, koha dhe vendi i saktë i intervistës publikohen në faqen e internetit të themeluesit të ndërmarrjes publike.

18.    Fletëparaqitja e paplotësuar dhe jo e plotë si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.

 

Пропратни документи: