Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në intervistën e sodit për TV21, ka folur për takimin me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-se, Gabriel Escobar, në Shkup, si dhe për rëndësinë e vazhdimin e integrimit evropian.
“ShBA-ja- dëshiron ta shoh Maqedoninë e Veriut si pjesë të BE-së. Ata ishin përkrahësi jonë më i madh kur po bëheshim pjesë e NATO-s. Dhe sipas gjithçkaje që ne e bartim si vlerë si shoqëri, qytetarët dhe si shtet, edhe ata mendojnë, dhe ajo nuk ndyshon aspak nga ajo që ne besojmë, se Maqedonia e Veriut, përveç anëtarësimit në NATO, duhet të jetë pjesë edhe të BE-së. Angazhimet e Qeverisë dhe ajo që po bën qeveria si qeveri pro-evropiane absolutisht përputhen me interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se ata që mbështesin përkrahjen si partner PËR përkrahje të NATO-s dhe Integrimit evropian ashtu dhe sundimit të ligjit, kumtoi kryeministri Kovaçevski.
Nëse i shihni edhe pres konfenrencën e sodit të përfaqsuesit të ShBA-së, ai qart thot se partnerët e ShBA-së janë ata të cilët janë për integrime në NATO, integrime në BE dhe qeverisjeje të ligjit, tha kryeministri Kovaçevski.
Kryetari i Qeverisë Kovaçevski vlerësoi se politika e bllokadës dhe izolimit është pengesë për proceset që nënkupton jetë më të mirë dhe integrim i shtetit.
“Të mos harrojmë që integrimin evropian bashkë me Kroacinë e kemi nisur në vitin 2006, sot Kroacia është shtet anëtar i BE-së, pjesë e Shengenit dhe vend që ka futur euron. Dhe negociatat me BE-në i kemi filluar vetëm e kaluar, falë kësaj Qeverie. Qytetarët tanë nuk e meritojnë të ulen sërish në dhomën e pritjes, ashtu siç tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, i cili tha nëse duhet, do të presim 10, 20 dhe 30 vjet”, përfundoi kryeministri Kovaçevski.