“Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në BE sepse BE-ja ka dy kufij, njëri është i jashtëm, i dyti është kufiri i brendshëm, kufiri me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është një nga mesazhet që ka theksuar kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në intervistë për emisionin “10 minuta” për TV 21.
“Imazhi i Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar, nëse në vitet e 90-ta ishin shtete të sapoformuara, sot e kemi Slloveninë, Kroacinë dhe Bullgarinë që janë shtete anëtare të BE-së. Megjithatë, nga pikëpamja e sigurisë, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Greqia, Bullgaria janë vende anëtare të NATO-s. Ajo që është e përbashkët është vlerësimi i një numri të madh ekonomik si potenciali për zhvillim ekonomik të Ballkanit Perëndimor që është jashtëzakonisht i madh duke pasur parasysh pozicionin e tij, për atë se njerëzit janë jashtëzakonisht të vlefshëm duke marrë parasysh burimet në dispozicion dhe potencialin në të cilën përfshihen në një treg të përbashkët prej gjysmë miliard njerëzish ashtu siç është tregu i BE-së dhe sigurisht që do ta bëjë këtë rajon që të jetë rajon me zhvillim më të lart të rritjes”, theksoi kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri tha se të njëjtin mesazh e ka dëgjuar sot edhe nga zëvendësndihmës i Sekretarit e Shtetit të ShBA-së, Gabriel Eskobar.