Kovaçevski për Kanal 5: Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2030

“Vetë procesi i anëtarësimit për secilin vend do të jetë i ndryshëm, varësisht nga reformat e realizuara dhe respektimi i legjislacionit evropian”, tha Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për “Vesti Plus” në televizionin Kanal 5.

Kryeministri vuri në dukje se Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që është i gatshëm dhe mund të bëhet anëtar i Unionit para të gjithëve.

“Evropa me më shumë shpejtësi” ka të bëjë edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, me më shumë shpejtësi nënkupton ata që do të përgatiten të parët, do të realizojnë reformat e nevojshme, do të bëjnë një harmonizim të plotë të legjislacionit, një harmonizim të plotë të zbatimit të legjislacionit në institucione, ata do të jenë të parët që do të anëtarësohen në BE. Kjo edhe është konfirmuar, me ne.

Ne u kthyem pas, ishim në dhomën e pritjes falë politikave që i kishte Qeveria e VMRO-DPMNE-së për 11 vjet izolim. Pritëm 17 vite, rrugëtimin tonë evropian e nisëm së bashku me Kroacinë. Sot, Kroacia është një vend anëtar i BE-së, një shtet anëtar i Shengenit dhe një vend që e vendosi euron.

Ndërsa ne i filluam bisedimet vetëm vitin e kaluar. Do të thotë më shumë shpejtësi, nuk ka shembull më të mirë se më shumë shpejtësi. Tani, nëse nuk marrim vendimet e nevojshme, do të thotë se Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria do të na dalin përpara dhe ne do të mbetemi në shoqërinë e Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës. A duam të mbetemi në atë shoqëri, këto janë vende që kanë ende probleme elementare në funksionimin e tyre. Nuk pajtohem që vendi ynë dhe qytetarët tanë si grup të jenë në grup me Kosovën, dhe me Bosnjën dhe Hercegovinën në integrimet evropiane, sepse për momentin jemi para të gjitha vendeve të rajonit. Dhe jam i bindur se nëse marrim vendime në Kuvend që në vitin 2030, Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të bëhet anëtar i BE-së”, tha Kryeministri në një intervistë për “Vesti Plus” Kanal 5.