Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se, në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 8 shtator 2023 (e premte) Dita e Pavarësisë është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut ditën e Pavarësisë, 8 shtatorin.