Shpallje publike nr.15/2023 për emërimin e drejtorit të Byrosë së Metrologjisë

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
29.09.2023

Në bazë të nenit 4 të Ligjit të Metrologjisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 55/02, 84/07, 120/09, 136/11, 6/12, 164/13, 41/14, 192/15, 53/16, 64/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 215/21),  Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon
 

SHPALLJE PUBLIKE nr. 15/2023
për emërimin e drejtorit të Byrosë së Metrologjisë 

  1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të emërojë drejtor të Byrosë së Metrologjisë, organ në përbërje të Ministrisë së Ekonomisë, për një periudhë katërvjeçare.
  2. Drejtor i Byrosë së Metrologjisë mund të emërohet personi që i plotëson këto kushte:
    • të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
    • në momentin e emërimit me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
    • të ketë fituar të paktën 240 kredite sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1;
    • të ketë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e metrologjisë;
    • të posedojë një nga certifikatat vijuese të njohura ndërkombëtarisht ose vërtetime për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet:
      • TOEBEL  IBT së paku 74 pikë,
      • IELTS (IELTS) - së paku 6 pikë,                                        
      • ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) – së paku nivelin B2  (B2), 
      • FCE (FCE) (Cambridge English: First) – të kaluar,
      • BULATS (BULATS) – së paku 60 pikë ose
      • APTIS  (АPTIS) - së paku nivelin B2 (B2);
  3. Drejtor i Byrosë së Metrologjisë mund të emërohet një person, i cili përveç kushteve të përcaktuara në pikën 2 të shpalljes, duhet të plotësojë edhe kriteret shtesë të përcaktuara në fletëparaqitjen e disponueshme në linkun e mëposhtëm:
  4. Me fletëparaqitjen kandidatët detyrimisht duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
    • Fletëparaqitjen sipas shpalljes
    • Biografi të shkurtër
    • Letër motivuese;
    • Planin dhe programin për punën e ardhshme,
    • Certifikatë të Shtetësisë; 
    • Dëshmi se në momentin e emërimit me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
    • Diplomë ose certifikatë për kryerjen e arsimit të lartë me të paktën 240 kredite të fituara sipas SETK ose të ketë kryer shkallën VII/1;
    • Dëshmi se ka të paktën pesë vjet përvojë pune në fushën e metrologjisë; (Shqyrtimi i evidentuar në Agjencinë e Punësimit të RMV-së ose në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut);
    • Certifikatë të njohur ndërkombëtarisht ose vërtetim për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet:
      • TOEFEL  IBT së paku 74 pikë,
      • IELTS (IELTS) - së paku 6 pikë,                                        
      • ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) – së paku nivelin B2  (B2), 
      • FCE (FCE) (Cambridge English: First) – të kaluar,
      • BULATS (BULATS) – së paku 60 pikë ose
      • APTIS  (АPTIS) - së paku nivelin B2 (B2);
  5. Dokumentet nga pika 4 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtat të dorëzohen në Arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut Bul. “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: „Për Shpalljen Publike për emërimin e drejtorit të Byrosë së Metrologjisë”.
  6. Dokumentet e kërkuara nuk i zëvendësojnë formularët ekzistues të përcaktuar me ligjet dhe aktet nënligjore në kompetencë të MShIA-së dhe ligjet e veçanta që i përcaktojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për përzgjedhje/emërim.
  7. Dokumentet e kërkuara mund të jenë publike (në ueb faqen e internetit) të institucionit për kandidatin që është përzgjedhur/emëruar, dhe në funksion të transparencës dhe monitorimit të përmbushjes së tyre nga autoritetet mbikëqyrëse (Qeveria, Kuvendi, bordet mbikëqyrëse dhe organe të ngjashme).
  8. Koeficienti për llogaritjen e pagës: përcaktohet në pajtim me Vendimin për përcaktimin e koeficientëve për llogaritjen e pagës së funksionarëve të emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/2005, 71/2005, 2/2006, 8/2006, 46/2006, 18/2007, 94/2007, 103/2007, 126/2007, 138/2007, 39/2008, 137/2008, 154/2008, 63/2009, 76/2009, 144/2009, 39/2010, 63/2010, 158/2010, 5/2011, 75/2011, 133/2011, 70/2012, 82/2012, 161/2012, 172/2013, 16/2014, 21/2014, 99/2014, 116/2014, 152/2015, 161/2015, 218/2015, 19/2016, 71/2016, 189/2016, 126/2017, 102/2018, 108/2018, 209/2018, 234/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 73/2019, 139/2019, 147/2019, 262/2019, 278/2019, 26/2020, 29/2020, 237/2020, 245/2020, 101/2021, 152/2021, 38/2022, 102/2022, 168/2022, 213/2022 dhe 78/2023).
  9. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është (15) pesëmbëdhjetë ditë pune, llogaritur ditën e publikimit të shpalljes publike në shtypin ditor.
  10. Shpallja do të publikohet në ueb faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  11. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe jo e plotë si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.