Kaja Shukova

Pozita e punës: 
Ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Posta elektronike: 
KABINET-MOEPP@moepp.gov.mk
Faqja e Facebook: 
Profili në Twitter: 
Profili në Instagram: 
Фотографија: 
Biografia: 

Kaja Shukova është inxhiniere-teknologe e diplomuar. E lindur më 1 janar 1970 në Shkup.

Është e diplomuar në vitin 1995 në Fakultetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë, në Njësinë e Bioteknologjisë Ushqimore në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Pjesën më të madhe të karrierës së saj profesionale e kalon në fushën e mjedisit jetësor, urbanizmit dhe ndërtimtarisë.

Ajo kalon në pozitën e ministres nga pozita e sekretares shtetërore në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku më parë ka qenë udhëheqëse e Sektorit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe investimeve dhe këshilltare në Njësinë e përgatitjes së projekteve në sektorin e zhvillimit të qëndrueshëm. Në këtë ministri, ajo ka punuar edhe si këshilltare në Njësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe ka qenë e angazhuar në Njësinë e eko-menaxhmentit.

Angazhimin e parë të punës në mjedisin jetësor e shënoi në ish-Ministrinë e Ndërtimit, Urbanizmit dhe Mjedisit Jetësor në periudhën nga nëntori 1998 deri në janar 1999, që do të thotë që nga themelimi i ministrisë.

Sfidat profesionale i vuri në dukje edhe në sektorin privat. Punoi në disa kompani, si në “Pivara” Shkup, ku ishte e angazhuar si inxhiniere e makinerive, përgjegjëse për prodhimin e birrës dhe pijeve joalkoolike, si dhe ka punuar edhe në “MOTO TRADE”, Shkup dhe në “AIVA BEK”, Shkup.

Përveç gjuhës maqedonase, flet në mënyrë aktive gjuhën angleze dhe ka njohuri edhe nga gjuha gjermane.

Ka njohuri të jashtëzakonshme në fushën e menaxhmentit projektues, menaxhimit dhe planifikimit të mjedisit jetësor. Ka marrë pjesë në përgatitjen e akteve ligjore, harmonizimit dhe procesit të skriningut dhe negociatave me BE-në. Kualifikimet e saj kryesore janë nga fusha e menaxhimit të mjedisit jetësor në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së ajrit, ujit, tokës dhe burimeve natyrore nga ndotja. Më pas, duke zhvilluar politikat, programet dhe projektet në fushën e mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe koordinimi i projekteve institucionale dhe infrastrukturore në fushën e mjedisit jetësor, me theks të veçantë në menaxhimin e ujërave dhe mbeturinave; koordinimi i projekteve institucionale nga segmenti i zhvillimit të qëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut, si dhe përgatitja e detyrave të punës, dosjeve të tenderit, analizave, raporteve dhe punëve të tjera nga fusha e mjedisit jetësor dhe organizimi i punëtorive, seminareve, trajnimeve, debateve publike etj.

Në karrierën e saj profesionale ka kryer disa trajnime dhe ka realizuar me sukses projekte dhe aktivitete të shumta në fushën e mjedisit jetësor. Lista e pozitave drejtuese aktuale në projektet ku Shukova merr pjesë është e madhe. Ajo është bashkëkryetare e Nënkomitetit për Transport, Energji, Zhvillim Rajonal dhe Mjedis Jetësor; anëtare e Komitetit për Integrime Evropiane; kryetare e Komitetit Drejtues të Programi për Mbrojtjen e Natyrës, SECO, Zwiss; anëtare e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Prespën. Ajo është e përfshirë në koordinimin e projektit për themelimin e menaxhimit rajonal të mbetjeve në 5 rajone në Rajonin juglindor, e Vardarit, e Pellagonisë, jugperëndimor dhe të Pollogut; në përcaktimin e ndihmës potenciale në fushën e mjedisit jetësor nga donatorët dhe fondacionet; implementimi i ndihmës paraaderuese të BE-IPA- së - procesi i programimit dhe i zbatimit të IPA 2 dhe IPA 3, si dhe në shumë aktivitete të tjera në nivel nacional dhe ndërkombëtar.