Thirrje publike nr.10/2023 për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 5 (pesë) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup
Në bazë të nenit 17 dhe nenit 17-a paragrafit 1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.38/96, 6/2002, 40/2003, 49/2006, 22/2007, 83 /2009, 97/2010, 6/2012, 119/2013, 41/2014, 138/2014, 25/2015, 61/2015, 39/2016, 64/2018, 35/2019 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/2019, 89/2022 dhe 274/2022), nenit23 dhe nenit23-a të Statutit të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë HekurudhoreHekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkupnr.13/1-2 datë 29.8.2007, nr.1344/1-77, datë 19.9.2008, nr.123/1-3, datë 30.1.2009, nr.655/1-3 datë 11.5.2009, nr.154/1-3 datë 8.2.2011, nr.981/1-3 datë 21.10.2011,nr.213/1-2 datë 11.2.2013, nr.1456/1-1 datë 2.10.2013, nr.68/1-2 datë 16.1.2015, nr.02-231/1-3 datë 18.1.2016, nr.0101-751/3 datë 10.2.2017, nr.0101-4172/2 datë 17.8.2017, nr.0101-4716/3 datë 22.9.2017, nr.0101-1940/3 datë 24.4.2019, nr.0101-824/5 datë 6.2.2020, nr.0101-4811/8 datë 26.10.2022 dhenr.0101-3566/5 datë 31.7.2023 dhe Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e paraqitjes së fletëparaqitjes, formularët e paraqitjes, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe çështje tjera lidhur me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimine anëtarëve të bordit drejtues, përkatësisht mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.283/2022), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall:
Thirrje publike nr.10/2023 për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 5 (pesë) anëtarëve të
Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup
1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të sekretarit të përgjithshëm, publikon Thirrje Publike për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 5 (pesë) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup, me mandat katër vjeçar, me të drejtë për edhe një mandat të njëpasnjëshëm.
2. Emri i Ndërmarrjes Publike: Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup.
3. Shifra dhe veprimtaria e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup sipas Klasifikimit Nacional të Veprimtarive (KNV) është:
- 52.21- Veprimtari shërbimi në lidhje me transportin tokësor.
4. Kompetencat e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup janë:
- 02.10- Kultivim i pyjeve dhe veprimtarive të tjera që lidhen me pylltarinë;
- 26.11- Prodhim i pjesëve përbërëseelektronike (komponentë);
- 27.20-Prodhim i baterive dhe akumulatorëve;
- 27.33-Prodhim i materialit elektroinstalues;
- 27.90-Prodhim i pajisjeve të tjera elektrike;
- 28.99-Prodhim i makinerive të tjera të specializuara, të pa përmendura diku tjetër;
- 33.13-Riparim i pajisjeve elektronike dhe optike;
- 33.14-Riparim i pajisjeve elektrike;
- 33.20-Instalim i makinerive industrialedhe pajisjeve;
- 42.12-Ndërtim i hekurudhave dhe hekurudhave nëntokësore;
- 2.13-Ndërtim i urave dhe tuneleve;
- 42.22-Ndërtim i përçuesve elektrik dhe linjave të telekomunikacionit;
- 42.99-Ndërtim i objekteve të tjera të inxhinierisë civile, të pa përmendura diku tjetër;
- 43.21-Punime elektroinstaluese;
- 43.31-Suvatim;
- 43.32-Vendosje e zdrukthëtarisë;
- 43.33-Vendosje e shtresavepër dysheme dhe mure;
- 43.34-Lyerje dhe lustrim;
- 43.39-Punime të tjera ndërtimore përfundimtare;
- 43.99-Punime të tjera të specializuara ndërtimore, të pa përmendura diku tjetër;
- 45.20-Mirëmbajtje dhe riparim i mjeteve motorike;
- 46.77 -Tregti me shumicë e mbeturinave dhe mbetjeve;
- 46.90-Tregti e paspecializuar me shumicë;
- 47.52-Tregti me pakicë e mallrave metalike, bojërave dhe xhamit në dyqane të specializuara;
- 52.10-Magazinimi i mallrave;
- 55.10-Hotele dhe objekte të ngjashme për akomodim;
- 55.20-Pushimore dhe objekte të tjera për qëndrim më të shkurtër;
- 55.30-Kampe, autokampe dhe hapësirë kampingu;
- 55.90-Lloj tjetër i akomodimit;
- 62.01-Programim kompjuterik;
- 62.02-Veprimtari konsultative kompjuterike;
- 62.09-Shërbime të tjera lidhur me teknologjinë e informatike dhe kompjuterët;
- 63.11-Përpunim i të dhënave, hostimi dhe aktivitete të ngjashme;
- 68.10-Blerje dhe shitje e pronës së patundshme personale;
- 68.20-Lëshim dhe menaxhim i pronës së patundshme personale ose të pronës së patundshme të marrë me qira (lizing);
- 71.11-Veprimtari arkitektonike;
- 71.12-Inxhinieri dhe këshillim teknik lidhur me atë;
- 82.99-Veprimtari të tjera të shërbimeve ndihmëse afariste, të pa përmendura diku tjetër;
- 95.11-Riparim i kompjuterëve dhe pajisjeve (kompjuterike shtesë) periferike
- 95.12-Riparim i pajisjeve të komunikimit;
- 95.21-Riparim i pajisjeve elektronike përpërdorim më të gjerë.
5. Faqja e ueb-it e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup https://mzi.mk.
6. Për anëtar të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup, mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- të ketë fituar së paku 240 kredi sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 të arsimit dhe
- në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës,
- anëtarët e Bordit Drejtues duhet të kenë përvojë adekuate të punës edhe atë:
- dy anëtarë të Bordit Drejtues duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e veprimtarisë së ndërmarrjes publike (në përputhje me Klasifikimin Nacional të Veprimtarive e publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës),
- të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve financiare,
- të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve juridike dhe
- të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e shkencave teknike.
7. Me fletëparaqitjen kandidatët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim:
1) Formular për paraqitje;
2) Biografi të shkurtër;
3) Letër interesi/motivimi për pozitën për të cilën aplikon;
4) Certifikatë të shtetësisë;
5) Certifikatë ose diplomë për arsimin e lartë të përfunduar me së paku 240 kredi të fituara sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 të arsimit, adekuate për vendin për të cilin paraqitet;
6) Vërtetim se në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëmnuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
7) Histori të punësimit nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me stazh të evidentuar;
8) Deklaratë e vërtetuar në noter se kandidati me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale vërteton për saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave në fletëparaqitje dhe për dokumentacionin e parashtruar.
9) Certifikata, licenca, vërtetime, diploma të lëshuara nga institucionet e autorizuara përkatësisht të akredituara për lëshimin e tyre në përputhje me ligjin për pozicionin e kërkuar.
8. Dokumentet nga pika 7 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të vërtetuar në noter dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bul. “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Thirrjen Publike për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 5 (pesë) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurrudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup.
9. Anëtarët e Bordit drejtues të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurrudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup i emëron, pëkatësisht i shkarkon themeluesi i Ndërmarrjes Publike - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
10. Anëtari i Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike nuk mund të ketë personalisht, nëpërmjet personit të tretë ose në çfarëdo baze interesa në ndërmarrje ose në shoqërinë tregtare që është në marrëdhënie afariste me ndërmarrjen publike, të cilat mund të kenë çfarëdolloj ndikimi në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në vendimmarrje në ndërmarrjen publike. Secili anëtar i Bordit Drejtues është i detyruar të paralajmërojë themeluesin për ekzistimin e interesit të tillë në mesin e një ose më shumë anëtarëve të Bordit Drejtues.
11. Të papajtueshme janë funksioni kryetar dhe anëtar i Bordit Drejtues të ndërmarrjes publike me funksionet kryetar dhe anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
12. Detyrat e punës, përgjegjësitë dhe obligimet e anëtarëve të Bordit Drejtues janë të përcaktuara në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Statutin e Ndërmarrjes Publike dhe Rregulloren e punës së Bordit Drejtues.
13. Bordi drejtues në seancën e parë nga radhët e tij zgjedh kryetar dhe zëvendës kryetar.
14. Anëtarët e Bordit drejtues të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurrudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkupmarrin kompensim në përputhje me Vendimin e Bordit Drejtues nr.0201-4733/3 datë 3.8.2021edhe atë: kryetari: 12.000,00 denarë, zëvendëskryetari: 11.000,00 denarë dhe anëtari: 10.000,00 denarë.
15. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 10 ditë punë, llogaritur ditën e publikimit të Thirrjes Publike.
16. Thirrja do të publikohet në faqen e ueb-it të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në faqen e ueb-it të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkuphttps://mzi.mk.
17. Afati i fundit për paraqitje është 25. 12. 2023.
18. Procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtuestë Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Shkup do t’a zbatojë Komisioni për Burime Njerëzore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e njëjta përbëhet nga dy faza edhe atë: Faza 1 – përzgjedhja administrative dhe Faza 2 – intervista. Për kandidatët të cilët gjatë përzgjedhjes administrative konstatohet se nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara të thirrjes publike ose nuk kanë dorëzuar dëshmi të nevojshme, procedura e përzgjedhjes përfundon. Përzgjedhja administrative përfundon më së voni 15 ditë pas skadimit të afatit për paraqitjen e kandidatëve në thirrjen publike. Komisioni, më së voni dhjetë ditë nga dita e përfundimit të përzgjedhjes administrative, zbaton intervistë me kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen administrative. Mënyra e pikëzimit për secilën nga fazat e përzgjedhjes është përcaktuar në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e parashtrimit të fletëparaqitjes, formularët e paraqitjes, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe çështje tjera lidhur me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të bordit drejtues, përkatësisht mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/2022).
19. Data, koha dhe vendi i saktë i mbajtjes së intervistës publikohen në faqen e ueb-it të themeluesit të Ndërmarrjes Publike.
20. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe e pakompletuar si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.