Thirrje publike nr.9/2023 për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 6 (gjashtë) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale - Shkup c.o.

Institution: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
25/12/2023

 
Në bazë të nenit 17 dhe nenit 17-a paragrafit 1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.38/96, 6/2002, 40/2003, 49/2006, 22/2007, 83/2009, 97/2010, 6/2012, 119/2013, 41/2014, 138/2014, 25/2015, 61/2015, 39/2016, 64/2018, 35/2019 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.275/2019, 89/2022 dhe 274/2022), nenit 21 dhe nenit 21-a të Statutit të Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale - Shkup c.o. nr.01-251, datë 4.6.2012, nr.02-611/7 datë 30.9.2013, nr.02-56/8 datë 15.1.2015, nr.02-545/3 datë 12.3.2015, nr.02-849/2 datë 25.4.2019, nr.02-1928/2 datë 17.11.2020 dhe 02-1328/7 datë 23.6.2023 dhe Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e parashtrimit të fletëparaqitjes, formularët e paraqitjes, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjessë kandidatëve dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me zbatimin e procedurës së emërimit dhe shkarkimit të anëtarëve të bordit drejtues, përkatësisht mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.283/2022), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall: 

Thirrje publike nr.9/2023
për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 6 (gjashtë) anëtarëve të
Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale - Shkup c.o.

1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të sekretarit të përgjithshëm, publikon Thirrje Publike për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e6 (gjashtë) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale  dhe Rajonale - Shkup c.o.,me mandat katër vjeçar, me të drejtë për edhe një mandat të njëpasnjëshëm.

2. Emri i Ndërmarrjes Publike: Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale  dhe Rajonale - Shkup c.o.

3. Shifra dhe veprimtaria e Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale  dhe Rajonale - Shkup c.o.sipas Klasifikimit Nacional të Veprimtarive (KNV) është:
     - 43.99 -  Punime tjera të specializuara ndërtimore të papërmendura në vend tjetër

4. Kompetencat e Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale  dhe Rajonale - Shkup c.o. janë:
     а)Mirëmbajtja (investuese)periodike 
     - mbindërtim dhe riparim i korsive të rrënuara
     - sanim  i rrëshqitjeve  të dheut dhe mbrojtja e trupit të rrugës
     - zgjidhja e pikave të zeza, rregullimi i lidhjeve, parkingjeve dhe stacioneve të autobusëve
     - riparim i sinjalizimittë komunikacionit  dhe pajisjeve rrugore
     - mbjellja e brezave pyjorë mbrojtës dhe rregullimi hortikulturor
     - sanim dhe përforcimi i urave
     b) Mirëmbajtja  dimërore
     - shërbimi dimëror
     c) Mirëmbajtja e rregullt
     - mirëmbajtja e vazhdueshme
     - riparim i korsive –mbushja e gropave goditëse
     - modernizim prioritar dhe rehabilitim i pjesshëm i drejtimeve rrugore
     - gërmim i kanaleve rrugore
     - shërbim kujdestar intervenues
     - mirëmbajtja e instalimeve elektrike
     - mirëmbajtja e sinjalizimit horizontal
     - mirëmbajtja e sinjalizimit vertikal dhe pajisjeve rrugore
     - vendosja dhe mirëmbajtja e rrjetave të rrethimit dhe mbështjelljes

5. Faqja eueb-it e Ndërmarrjes Publikepër Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale - Shkup c.o. www.makedonijapat.com.mk

6. Për anëtar të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale - Shkup c.o. mund të emërohet person i cili i plotëson kushtet në vijim:
     - të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
     - të ketë fituar së paku 240 kredi sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 të arsimit dhe
     - në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësornuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës,
     - anëtarët e Bordit Drejtues duhet të kenë përvojë adekuate të punës edhe atë: 

  • dy anëtarë të Bordit Drejtues duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e veprimtarisë së ndërmarrjes publike (në përputhje me Klasifikimin Nacional tëVeprimtarive e publikuar ngaEnti Shtetëror i Statistikës),
  • të paktën një anëtar iBordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve financiare,
  • të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve juridike dhe
  • të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e shkencave teknike.

7. Me fletëparaqitjen kandidatët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim:
     1) Formular për paraqitje;
     2) Biografi të shkurtër;
     3) Letër interesi/motivimi për pozitën për të cilën aplikon; 
     4) Certifikatë të shtetësisë; 
     5) Certifikatë ose diplomë për arsimin e lartë të përfunduarme së paku 240 kredi të fituara sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1të arsimit, adekuate për vendin për të cilin paraqitet;
     6) Vërtetim se në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëmgjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
     7) Histori të punësimit nga Agjencia e Punësimit të  Republikës së Maqedonisë së Veriut me stazh të evidentuar;
     8) Deklaratë e vërtetuar në noterse kandidati me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale vërteton për saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave në fletëparaqitje dhe për dokumentacionin e parashtruar.
     9) Certifikata, licenca, vërtetime, diploma të lëshuara nga institucionet e autorizuara përkatësisht të akredituarapër lëshimin e tyre në përputhje me ligjin për pozicionin e kërkuar.

8. Dokumentet nga pika 7 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të vërtetuar në noter dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bul. “Ilinden” nr.2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Thirrjen Publike për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 6 (gjashtë) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale - Shkup c.o.”.

9. Anëtarët e Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale - Shkup c.o. i emëron, përkatësisht i shkarkon themeluesi i ndërmarrjes publike – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

10. Anëtari i Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike nuk mund të ketë personalisht, nëpërmjet personit të tretë ose në çfarëdo baze interesanë ndërmarrje ose në shoqërinë tregtare që është në  marrëdhënie afariste me ndërmarrjen publike,të cilat mund të kenë çfarëdolloj ndikimi në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në vendimmarrje në ndërmarrjen publike. Secili anëtar i Bordit Drejtues është i detyruar të paralajmërojë themeluesin për ekzistimin e interesit të tillë në mesin e një ose më shumë anëtarëve të Bordit Drejtues.

11. Të papajtueshme janë funksioni kryetar dhe anëtar i Bordit Drejtues të ndërmarrjes publike  me funksionet kryetar dhe anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

12. Detyrat e punës, përgjegjësitë dhe obligimet e anëtarëve të Bordit Drejtues janë të përcaktuara në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike,Statutin e Ndërmarrjes Publike dhe Rregulloren e punës së Bordit Drejtues.

13. Bordi Drejtues në seancën e parë zgjedh nga radhët e tij kryetar dhe zëvendëskryetar.

14. Anëtarët e Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale - Shkup c.o., marrin kompensim për punën dhe anëtarësimin në Bordin Drejtues në përputhje me Vendimin nr.02-2600/1të datës5.12.2022 edhe atë: kryetari: 12.000,00 denarë,zëvendëskryetari 11.000,00 denarë dhe anëtari 10.000,00 denarë.

15. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 10 ditë pune, llogaritur nga dita e publikimit të Thirrjes Publike.

16. Thirrja do të publikohet në faqen e ueb-it të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në faqen e ueb-it të Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale - Shkup c.o. www.makedonijapat.com.mk

17. Afati i fundit për paraqitje është 25.12.2023.

18. Procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Bordit DrejtuestëNdërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale - Shkup c.o.do t’a zbatojë Komisioni për Burime Njerëzore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e njëjta përbëhet nga dy faza edhe atë: Faza 1 – përzgjedhja administrative dhe Faza 2 – intervista. Për kandidatët të cilët gjatë përzgjedhjes administrative konstatohet se nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara të thirrjes publike ose nuk kanë dorëzuar dëshmi të nevojshme, procedura e përzgjedhjes përfundon. Përzgjedhja administrative përfundon më së voni  15 ditë pas skadimit të afatit për paraqitjen e kandidatëve në thirrjen publike. Komisioni, më së voni dhjetë ditë nga dita e përfundimit të përzgjedhjes administrative, zbaton intervistë me kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen administrative. Mënyra e pikëzimit për secilën nga fazat e përzgjedhjes është përcaktuar në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e parashtrimit të fletëparaqitjes, formularët e paraqitjes, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe çështje  tjera në lidhje me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të bordit drejtues, përkatësisht mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/2022).

19. Data, koha dhe vendi i saktë i mbajtjes së intervistës publikohen në faqen e ueb-it të themeluesit të Ndërmarrjes Publike.

20. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe e pakompletuar si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.