Thirrje publikevnr. 18/2023 për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 6 (gjashtë) anëtarëve të Bordit Drejtues dhe 1 (një) anëtar të Bordit Mbikëqyrës për kontroll të punës materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike Sistemi
Në bazë të nenit 17 dhe nenit 17-a, paragrafit 1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.38/96, 6/2002, 40/2003, 49/2006, 22/2007, 83/2009, 97/2010, 6/2012, 119/2013, 41/2014, 138/2014, 25/2015, 61/2015, 39/2016, 64/2018, 35/2019 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/2019, 89/2022 dhe 274/2022), nenit 16, nenit 16-a, nenit 26, nenit 27 dhe 27-a të Statutit të Ndërmarrjes Publike “Sistemi Kolektor” nr. 01-4/2 datë 3.6.2019, nr. 02-386/5 datë 21.5.2021 dhe nr.02-538/3 datë 8.8.2022 dhe Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e parashtrimit të fletëparaqitjes, formularët e paraqitjes, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e procedurës së emërimit dhe shkarkimit të anëtarëve të bordit drejtues, përkatësisht mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/2022), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall:
T H I R R J E P U B L I K E nr. 18/2023
për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 6 (gjashtë) anëtarëve të Bordit
Drejtues dhe 1 (një) anëtar të Bordit Mbikëqyrës për kontroll të punës materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor
1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të sekretarit të përgjithshëm, shpall Thirrje Publike për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 6 (gjashtë) anëtarëve të Bordit Drejtues dhe 1 (një) anëtar të Bordit Mbikëqyrës për kontroll të punës materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor, me mandat katër vjeçar, me të drejtë për edhe një mandat të njëpasnjëshëm.
2. Emri i Ndërmarrjes Publike: Ndërmarrja Publike Sistemi Kolektor.
3. Shifra dhe veprimtaria e Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor sipas Klasifikimit Nacional të Veprimtarive (KNV) është:
- 37.00 - Largimi i ujërave të zeza.
4. Kompetencat e Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor:
Ndërmarrja është person juridik që kryen veprimtari me interes publik në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, përkatësisht grumbullimin, mënjanimin dhe pastrimin e ujërave të zeza nëpërmjet sistemeve të kanalizimit me stacione pastrimi (sisteme kolektorë) dhe derdhjen e tyre në recipient për mbrojtjen e liqenit të Ohrit, si dhe:
- Menaxhimin e sistemit kolektor të liqenit të Ohrit;
- Mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit kolektor të liqenit të Ohrit;
- Vëzhgimin dhe kontrollin e vazhdueshëm të kushteve të sistemit kolektor të liqenit të Ohrit;
- Marrjen e masave për shfrytëzimin racional të mjeteve të destinuara për sistemin kolektor të liqenit të Ohrit;
- Kryerjen e punimeve investuese në fushën e sistemit kolektor të liqenit të Ohrit;
- Pagesë e kompensimeve (kompensim volumetrik; paushall për ujëra të gjallë) për shfrytëzimin e sistemit kolektor të liqenit të Ohrit.
- Huazime nga institucionet financiare vendase dhe të huaja, në përputhje me Ligjin;
- Organizimin e përpunimit të studimeve dhe projekteve për ndërtim, rikonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje, mbrojtje dhe pagesë të kompensimeve për shfrytëzim (kompensim volumetrik; paushall për ujëra të gjallë) me të drejtë të njëjtët t’ia lëshoj personave fizik dhe juridik në përputhje me ligjin;
- Dhënien e kryerjes së punimeve për ndërtim, rikonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe pagesë të kompensimeve (kompensim volumetrik; paushall i ujërave të gjallë), për përdorimin e sistemit kolektor të personave juridik në përputhje me ligjin.;
- Propozon vendim për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit dhe/ose partneritetit publiko-privat;
- Lëshon leje dhe jep mendime;
- Organizimin e aktiviteteve lidhur me kryerjen e numërimit të shfrytëzuesve, mbrojtjen e sistemit kolektor, dhe formimin e bazave të nevojshme të të dhënave bazuar në numërimin dhe të dhënat e marra nga ndërmarrjet ekzistuese dhe
- punë të tjera sipas Ligjit për Veprimtari Komunale dhe Ligjit për Mjedisin Jetësor.
5. Faqja e internetit e Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor: www.kolektorskisistem.com.mk
6. Për anëtar të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- të ketë fituar së paku 240 kredi sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 të arsimit dhe
- në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës,
- anëtarët e Bordit Drejtues duhet të kenë përvojë pune përkatëse edhe atë:
- dy anëtarë të Bordit Drejtues duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e veprimtarisë së ndërmarrjeve publike (në përputhje me Klasifikimin Nacional të Veprimtarive e publikuar nga ana e Entit Shtetëror të Statistikës),
- të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve financiare,
- së paku një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve juridike dhe
- të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e shkencave teknike.
7. Për anëtar të Bordit Mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale - financiare të Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor, mund të emërohet personi i cili i plotëson këto kushte:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- të ketë fituar së paku 240 kredi sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 të arsimit nga fusha e shkencave juridike, ekonomike ose nga fusha e veprimtarisë së ndërmarrjes publike dhe
- në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës,
- anëtarët e Bordit për kontroll të punës materiale - financiare të ndërmarrjes publike, duhet të kenë edhe përvojë pune përkatëse edhe atë:
- një anëtar i Bordit Mbikëqyrës duhet të ketë të paktën pesë vjet përvojë pune nga fusha e veprimtarisë së ndërmarrjes publike, në përputhje me Klasifikimin Nacional të Veprimtarive e publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës
- një anëtar i Bordit Mbikëqyrës duhet të ketë të paktën pesë vjet përvojë pune në fushën e çështjeve financiare dhe
- një anëtar i Bordit Mbikëqyrës duhet të ketë të paktën pesë vjet përvojë pune në fushën e çështjeve juridike.
8. Me fletëparaqitjen kandidatët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim:
1) Formularë për paraqitje;
2) Biografi të shkurtër;
3) Letër interesi/motivimi për pozitën për të cilën aplikon;
4) Certifikatë të shtetësisë;
5) Certifikatë ose diplomë për arsimin e lartë të kryer më së paku 240 kredi të fituara sipas SETK ose të përfunduar shkallën VII/1 të arsimit, adekuate për vendin për të cilin paraqitet;
6) Vërtetim se në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
7) Histori të punësimit nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me stazh të evidentuar;
8) Deklaratë e vërtetuar në noter se kandidati me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale vërteton për saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave në fletëparaqitje dhe dokumentacionin e parashtruar.
9) Certifikata, licenca, vërtetime, diploma të lëshuara nga institucionet e autorizuara, përkatësisht institucionet e akredituara, për lëshimin e tyre në përputhje me ligjin për pozitën e kërkuar.
9. Dokumentet nga pika 8 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të vërtetuar në noter dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bul. “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Thirrjen Publike për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 6 (gjashtë) anëtarëve të Bordit Drejtues dhe 1 (një) anëtar i Bordit Mbikëqyrës për kontroll të punës materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor”.
10. Anëtarët e Bordit drejtues/Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor i emëron, përkatësisht i shkarkon themeluesi i Ndërmarrjes Publike - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
11. Anëtari i Bordit Drejtues/Mbikëqyrës i Ndërmarrje Publike nuk mund të ketë interesa personale, nëpërmjet personit të tretë ose në çfarëdo baze në ndërmarrje ose shoqëri tregtare që është në marrëdhënie afariste me ndërmarrjen publike, të cilat mund të kenë çfarëdo lloj ndikimi në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në vendimmarrje në ndërmarrjen publike. Secili anëtar i Bordit Drejtues/Mbikëqyrës është i detyruar të paralajmërojë themeluesin për ekzistimin e interesit të tillë në mesin e një ose më shumë anëtarëve të Bordit Drejtues/Mbikëqyrës.
12. Të papajtueshme janë funksioni kryetar dhe anëtar të Bordit Drejtues/Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike me funksionet kryetar dhe anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
13. Detyrat e punës, përgjegjësitë dhe detyrimet e anëtarëve të Bordit Drejtues/Mbikëqyrës janë përcaktuar në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Statutin e Ndërmarrjes Publike dhe Rregulloren e Punës së Bordit Drejtues.
14. Bordi Drejtues në seancën e parë nga radhët e tij zgjedh kryetarin dhe zëvendëskryetarin.
15. Anëtarët e Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor marrin kompensim në përputhje me Vendimin nr.02-590/2, datë 19.8.2021, edhe atë: kryetari: 12.000,00 denarë, dhe anëtarët: 10.000,00 denarë
16. Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike Sistem Kolektor marrin kompensim në përputhje me Vendimin nr.02-590/3, datë 19.8.2021, edhe atë: kryetari: 7.800,00 denarë, dhe anëtarët: 6.000,00 denarë.
17. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 10 ditë punë, llogaritur ditën e publikimit të Thirrjes Publike.
18. Thirrja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në faqen e internetit të Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor www.kolektorskisistem.com.mk
19. Afati i fundit për aplikim është 25.12.2023.
20. Procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues/Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor do ta zbatojë Komisioni i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e njëjta përbëhet nga dy faza edhe atë: Faza 1 – përzgjedhja administrative dhe Faza 2 – intervista. Për kandidatët të cilët gjatë përzgjedhjes administrative konstatohen se nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara të thirrjes publike ose nuk kanë dorëzuar dëshmitë nevojshme, procedura e përzgjedhjes përfundon. Përzgjedhja administrative përfundon më së voni 15 ditë pas skadimit të afatit për paraqitje të kandidatëve në thirrjen publike. Komisioni, më së voni dhjetë ditë nga dita e përfundimit të përzgjedhjes administrative, realizon intervistë me kandidatët që kaluan me sukses përzgjedhjen administrative. Mënyra e pikëzimit për secilën nga fazat e përzgjedhjes është përcaktuar në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e parashtrimit të fletëparaqitjes, formularët e paraqitjes, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe çështje tjera lidhur me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të Bordit Drejtues, përkatësisht të Mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/2022).
21. Data, koha dhe vendi i saktë i intervistës publikohen në faqen e internetit të themeluesit të ndërmarrjes publike.
22. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe e pakompletuar si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.