Thirrje publike nr.15/2023 për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 2 (dy) anëtarëve të Bordi Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Ekonomizimin e Ujërave “Lisiçe” – Veles

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
25.12.2023

Në bazë të nenit 17 dhe nenit 17-a paragrafit 1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.38/96, 6/2002, 40/2003, 49/2006, 22/2007, 83 /2009 , 97/2010, 6/2012, 119/2013, 41/2014, 138/2014, 25/2015, 61/2015, 39/2016, 64/2018, 35/2019 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.275/2019, 89/2022 dhe 274/2022), nenit 15 dhe nenit 17-a të Statutit të Ndërmarrjes Publike të Ekonomisë së Ujërave "Lisiçe" - Veles, nr.01-66/2001 datë 30.10.2001, nr.02-12/1 datë 15.1.2004, nr.02-277/3 datë, 30.8.2004, nr.01-176/9 datë 16.11.2007, nr.02 -12/14, datë 13.1.2015, nr.01-220/1, datë 21.4.2015, nr.01-220/2 datë 16.9.2015 dhe nr.02-322/9 datë 20.7.2022 dhe Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e paraqitjes së fletëparaqitjes, formularët e paraqitjes, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjen e kandidatëve dhe çështje tjera lidhur me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të bordit drejtues, përkatësisht mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.283/2022), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall:

THIRRJE PUBLIKE Nr.15/2023
për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 2 (dy) anëtarëve të
Bordi Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Ekonomizimin e Ujërave “Lisiçe” – Veles

1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të sekretarit të përgjithshëm, shpall Thirrje Publike për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 2 (dy) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Ekonomizimin e Ujërave  “Lisiçe” - Veles, me mandat katër vjeçar, me të drejtë edhe për një mandat të njëpasnjëshëm.

2. Emri i Ndërmarrjes publike: Ndërmarrja Publike për Ekonomizimin e Ujërave  “Lisiçe” - Veles

3. Shifra dhe veprimtaria e Ndërmarrjes Publike për Ekonomizimin e Ujërave “Lisiçe” – Veles, sipas Klasifikimit Nacional të Veprimtarive (KNV) është:

   - 36.00 Grumbullimi, përpunimi dhe furnizimi me ujë

4. Kompetencat e Ndërmarrjes Publike për Ekonomizimin e Ujërave "Lisiçe" - Veles janë:

   36.00 Grumbullimi, përpunimi dhe furnizimi me ujë
   01.61 Veprimtari ndihmëse për kultivimin e kulturave
   08.12 Nxjerrja e zhavorrit dhe rërës, argjilit dhe kaolinit
   35.11 Prodhimi i energjisë elektrike
   42.91 Ndërtimi i objekteve hidrondërtimore
   71.11  Veprimtaritë arkitekturore
   71.12 Inxhinieri dhe këshillim teknik lidhur me të
   71.20 Hulumtimi teknik dhe analiza

5. Faqja e internetit të Ndërmarrjes Publike për Ekonomizimin e Ujërave “Lisiçe” – Veles www.jpvlisice.mk

6. Anëtar i Bordit Drejtues të Ndërmarrjes publike për Ekonomizimin e Ujërave “Lisiçe” – Veles, mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:
   - të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
   - të ketë fituar së paku 240 kredi sipas SETK ose të  ketë përfunduar shkallën VII/1 dhe 
   - në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënimi ose sanksion i kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
   - anëtarët e Bordit Drejtues duhet të kenë përvojë adekuate pune, edhe atë:

  • dy anëtarë të Bordit Drejtues duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e veprimtarisë së ndërmarrjeve publike (në përputhje me Klasifikimin Nacional të Veprimtarive të publikuar nga  Entit Shtetëror i Statistikës),
  • të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve financiare,
  • të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve juridike dhe
  • të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e shkencave teknike,

7. Me fletëparaqitjen kandidatët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim:
   1) Formular për paraqitje;
   2) Biografi të shkurtër; 
   3) Letër interesi/motivimi për pozitën për të cilin aplikon;
   4) Certifikatë të shtetësisë; 
   5) Certifikatë ose diplomë për arsimin e lartë të kryer më së paku 240 kredi të fituara sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 të arsimit,  adekuat për vendin për të cilin paraqitet;
   6) Vërtetim se në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
   7) Histori të punësimit nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut me stazh të evidentuar;
   8) Deklaratë të vërtetuar në noter se kandidati me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale konfirmon saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave të përcaktuara në aplikim dhe për  parashtrimin e dokumentacionit 
   9) Certifikata, licenca, vërtetime, diploma të lëshuara nga institucionet e autorizuara, përkatësisht të akredituara për lëshimin e tyre në përputhje me ligjin për pozicionin e kërkuar.

8. Dokumentet nga pika  7 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuara dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut Bul. ,,Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Thirrjen Publike për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 2 (dy) anëtarëve të Bordit Drejtues  të Ndërmarrjes Publike për Ekonomizimin e Ujërave “Lisiçe” – Veles ”.

9. Anëtarët e Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Ekonomizimin e Ujërave “Lisiçe” – Veles” i emëron, përkatësisht i shkarkon themeluesi i ndërmarrjes publike - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

10. Anëtari i Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike nuk mund të ketë personalisht, nëpërmjet personit të tretë ose mbi çfarëdo baze, interesa në ndërmarrje ose shoqëri tregtare që është në marrëdhënie biznesi me ndërmarrjen publike, të cilat mund të kenë çfarëdo ndikim në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në vendimmarrje në ndërmarrjen publike. Secili anëtar i Bordit Drejtues është i detyruar të paralajmërojë themeluesin për ekzistimin e  këtij interesi të tillë në mesin e një ose më shumë anëtarëve të Bordit drejtues.

11. Funksioni i kryetarit dhe e anëtarit të bordit drejtues të ndërmarrjes publike janë të papajtueshme me funksionin kryetar dhe anëtar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

12. Detyrat e punës, përgjegjësitë dhe obligimet e anëtarëve të Bordit Drejtues përcaktohen në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike Statutin e Ndërmarrjes Publike dhe Rregulloren e Punës së Bordit Drejtues.

13. Bordi Drejtues në seancën e parë zgjedh nga radhët e tij kryetarin dhe zëvendëskryetarin.

14. Anëtarët e Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Ekonomizimin e Ujërave “Lisiçe” – Veles, marrin kompensim për punën dhe antarsimin në Bordin Drejtues në përputhje me Vendimin nr.02-398/8 datë 8.11.2017 edhe atë: kryetar: 12.000,00 denarë, zëvendëskryetari: 11.000, 00 denarë dhe anëtari:10.000,00 denarë.

15. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 10 ditë, llogaritur ditën e publikimit të thirrjes publike .

16.Thirrja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në faqen e internetit të Ndërmarrjes Publike për Ekonomizimin e Ujërave “Lisiçe” – Veles. www.jpvlisice.mk;

17. Afati i fundit për regjistrim është 25.12.2023.

18. Procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike Ndërmarrjes Publike për Ekonomizimin e Ujërave “Lisiçe” – Veles do t’a zbatojë Komisioni për Burime Njerëzore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e njëjta përbëhet nga dy faza edhe atë: Faza 1 – përzgjedhja administrative dhe Faza 2 – intervista. Për kandidatët të cilët gjatë përzgjedhjes administrative konstatohet se nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara të thirrjes publike ose nuk kanë dorëzuar dëshmi të nevojshme, procedura e përzgjedhjes përfundon. Përzgjedhja administrative përfundon më së voni  15 ditë pas skadimit të afatit për paraqitjen e kandidatëve në thirrjen publike. Komisioni, më së voni dhjetë ditë nga dita e përfundimit të përzgjedhjes administrative, zbaton intervistë me kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen administrative. Mënyra e pikëzimit për secilën nga fazat e përzgjedhjes është përcaktuar në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e parashtrimit të fletëparaqitjes, formularët e paraqitjes, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe çështje  tjera në lidhje me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të bordit drejtues, përkatësisht mbikëqyrës të ndërmarrjeve Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/2022).

19. Data, koha dhe vendi i saktë i intervistës publikohen në faqen e internetit të themeluesit të ndërmarrjes publike.

20. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe e pakompletuar si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.

Пропратни документи: