Thirrje publike nr.17/2023 për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 2 (dy) anëtarëve të  Bordit Drejtues dhe 1 (një) anëtar të Bordit Mbikëqyrës të  Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore

Institution: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
25/12/2023

Në bazë të nenit 17, nenit 17-a paragrafit 1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.38/96, 6/2002, 40/2003, 49/2006, 22/2007, 83 /2009, 97/2010, 6/2012, 119/2013, 41/2014, 138/2014, 25/2015, 61/2015, 39/2016, 64/2018, 35/2019 dhe “Gazeta  Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/2019, 89/2022 dhe 274/2022), nenit 17 dhe nenit 17-a të Statutit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore nr.02-211/4  datë 11.1.2013, nr.02-227/11, datë 4.2.2015, nr.02-2397/9, datë 12.3.2015, nr.02-2684/6 datë 14.3.2016, nr.02-11882/11 datë 8.11.2018, nr.02-9336/6 datë 29.8.2019 dhe nr.02-11378/5  datë 11.11.2022 dhe Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e paraqitjes së fletëparaqitjes, formularët e paraqitjes, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjen e kandidatëve dhe çështje tjera lidhur me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të bordit drejtues, përkatësisht mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.283/2022), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall:

THIRRJE PUBLIK  nr.17/2023
për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 2 (dy) anëtarëve të 
Bordit Drejtues dhe 1 (një) anëtar të Bordit Mbikëqyrës të 
Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore

1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të sekretarit të përgjithshëm, shpall Thirrje Publike për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 2 (dy) anëtarëve të Bordit Drejtues dhe 1 (një) anëtar të Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me mandat katër vjeçar, me të drejtë edhe për një mandat të njëpasnjëshëm.

2. Emri i Ndërmarrjes Publike: Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

3. Shifra dhe veprimtaria e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore sipas Klasifikimit Nacional të Veprimtarive (KNV) është:

   -  42.11- Ndërtimi i rrugëve dhe autostradave.

4. Kompetencat e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore janë:
   - Menaxhimi me rrugët shtetërore;
   - Propozimi i programit pesëvjeçar për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve shtetërore;
   - Vëzhgimi dhe kontrolli i vazhdueshëm i gjendjeve të rrugëve shtetërore
   - Marrja e masave për shfrytëzimin racional të mjeteve të destinuara për rrugët shtetërore;
   - Kryerja e punëve investuese në fushën e rrugëve shtetërore;
   - Pagesa e kompensimeve për shfrytëzimin e rrugëve publike;
   - Huazime nga institucionet financiare vendase dhe të huaja;
   - Organizimi i përpunimit të studimeve dhe projekteve për ndërtim, rikonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje, mbrojtje dhe pagesa e taksës me të drejtë të njëjtët t’ia lëshoj personave fizik dhe juridik në përputhje me ligjin;
   - Dhënia e kryerjes së punëve për ndërtim, rikonstruim, rehabilitim dhe mirëmbajtje të rrugëve shtetërore personave juridik në përputhje me ligjin.;
   - Propozimi i vendimit për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit dhe/ose llojeve tjera të partneritetit publiko-privat;
   - Lëshimin e lejeve, miratimeve dhe mendimeve në përputhje me Ligjin për Rrugët Publike;
   - Organizimi i aktiviteteve lidhur me kryerjen e  numërimit të trafikut, mbrojtjen e rrugëve shtetërore, kadastrën e rrugëve shtetërore dhe formimin e bazave të nevojshme të të dhënave;
   - Zbatimi dhe përdorimi i sistemit për menaxhimin e mirëmbajtjes së korsisë PMS dhe sistemi i menaxhimit për  mirëmbajtjen e  urave (BMS);
   - Mbështetje për ndërtim, rikonstruim dhe rehabilitim të rrugëve që nuk janë rrugë shtetërore, në bazë të detyrimeve që dalin nga ligji.

5. Faqja e internetit e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore www.roads.org.mk

6. Për anëtar të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:
   - të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
   - të ketë fituar së paku 240 kredi sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallënVII/1 të arsimit;
   - në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës,
   - anëtarët e Bordit Drejtues duhet të kenë edhe përvojë pune adekuate, edhe atë:

  • dy anëtarë të Bordit Drejtues duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e veprimtarisë së ndërmarrjeve publike (në përputhje me Klasifikimin Nacional të Veprimtarive e publikuar nga Entit Shtetëror i Statistikës),
  • të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve financiare,
  • të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve juridike dhe
  • të paktën një anëtar i bordit drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e shkencave teknike.

7. Për anëtar të Bordit Mbikëqyrës për kontroll të punës materiale-financiare të  Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore,  mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:
   - të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
   - të ketë fituar së paku 240 kredi sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallënVII/1 të arsimit nga fusha e shkencave juridike, shkencave ekonomike ose nga veprimtaria e ndërmarrjeve publike dhe;
   - në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës,
   - anëtarët e Bordit për kontroll të punës materiale-financiare të ndërmarrjes publike duhet që të kenë edhe përvojë të duhur pune edhe atë:

  • një anëtar i Bordit Mbikëqyrës duhet të ketë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e veprimtarisë së ndërmarrjeve publike në përputhje me Klasifikimin Nacional të Veprimtarive e publikuar nga  Entit Shtetëror i Statistikës,
  • një anëtar i Bordit Mbikëqyrës duhet të ketë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e çështjeve financiare,
  • një anëtar i Bordit Mbikëqyrës duhet të ketë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e çështjeve juridike.

8. Me fletëparaqitjen kandidatët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim:
   1) Formular për paraqitje;
   2) Biografi të shkurtër;
   3) Letër interesi/motivimi për pozitën për të cilën aplikon; 
   4) Certifikatë të shtetësisë; 
   5) Certifikatë ose diplomë për arsimin e lartë të përfunduar me së paku 240 kredi të fituara sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 të arsimit, adekuate për vendin për të cilin paraqitet;
   6) Vërtetim se në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
   7) Histori të punësimit nga Agjencia e Punësimit të  Republikës së Maqedonisë së Veriut me stazh të evidentuar;
   8) Deklaratë e vërtetuar në noter se kandidati me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale vërteton për saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave në fletëparaqitje dhe për dokumentacionin e parashtruar.
   9) Certifikata, licenca, vërtetime, diploma të lëshuara nga institucionet e autorizuara përkatësisht të akredituara për lëshimin e tyre në përputhje me ligjin për pozicionin e kërkuar.

9. Dokumentet nga pika 8 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bul. “Ilinden” nr.2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Thirrjen Publike për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 2 (dy) anëtarëve të Bordit Drejtues dhe 1 (një) anëtar të Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore”.

10. Anëtarët e Bordit Drejtues/Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore i emëron, përkatësisht i shkarkon themeluesi i Ndërmarrjes Publike - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

11. Anëtari i Bordit Drejtues/Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike nuk mund të ketë interesa personale, nëpërmjet personit të tretë ose në çfarëdo baze në ndërmarrje ose shoqëri tregtare që është në  marrëdhënie afariste me ndërmarrjen publike, të cilat mund të kenë çfarëdolloj ndikimi në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në vendimmarrje në ndërmarrjen publike. Secili anëtar i Bordit Drejtues është i detyruar të paralajmërojë themeluesin për ekzistimin e interesit të tillë në mesin e një ose më shumë anëtarëve të Bordit Drejtues.

12.Të papajtueshme janë funksioni  kryetar dhe  anëtar të Bordit Drejtues/Mbikëqyrës të ndërmarrjes publike me funksionet kryetar dhe anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

13. Detyrat e punës, përgjegjësitë dhe detyrimet e anëtarëve të Bordit Drejtues/Bordit Mbikëqyrës janë përcaktuar në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Statutin e Ndërmarrjes Publike dhe Rregulloren e Punës së Bordit drejtues.

14. Anëtarët e Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore marrin kompensim për punën dhe anëtarësimin e tyre në Bordin Drejtues në përputhje me Vendimin e Bordit Drejtues nr.02-6055/9 datë 30.6.2023, edhe atë: kryetari: 18.000,00 denarë, zëvendëskryetari: 17.000,00 denarë dhe anëtari: 15.000,00 denarë.

15. Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës për kontroll të punës materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore,  marrin kompensim për punën dhe anëtarësimin e tyre në Bordin Mbikëqyrës dhe në përputhje me Vendimin e Bordit Drejtues nr.02-6055/10  datë 30.6.2023, edhe atë: kryetari: 18.000,00 denarë, zëvendëskryetari: 17.000,00 denarë dhe anëtari: 15.000, 00 denarë.

16. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 10 ditë punë, llogaritur ditën e publikimit të Thirrjes Publike.

17. Thirrja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në faqen e internetit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore www.roads.org.mk

18. Afati i fundit për aplikim është 25.12.2023.

19. Procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore do t’a zbatojë Komisioni për Burime Njerëzore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e njëjta përbëhet nga dy faza edhe atë: Faza 1 – përzgjedhja administrative dhe Faza 2 – intervista. Për kandidatët të cilët gjatë përzgjedhjes administrative konstatohet se nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara të thirrjes publike ose nuk kanë dorëzuar dëshmi të nevojshme, procedura e përzgjedhjes përfundon. Përzgjedhja administrative përfundon më së voni  15 ditë pas skadimit të afatit për paraqitjen e kandidatëve në thirrjen publike. Komisioni, më së voni dhjetë ditë nga dita e përfundimit të përzgjedhjes administrative, zbaton intervistë me kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen administrative. Mënyra e pikëzimit për secilën nga fazat e përzgjedhjes është përcaktuar në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e parashtrimit të fletëparaqitjes, formularët e paraqitjes, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe çështje  tjera lidhur me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të bordit drejtues, përkatësisht mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/2022).

20. Data, koha dhe vendi i saktë i intervistës publikohen në faqen e internetit të themeluesit të ndërmarrjes publike.

21. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe e pakompletuar si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.
 

Пропратни документи: