Shpallje publike nr.19/2023 për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit të Ekspertëvetë Agjencisë së Mbikëqyrjessë Sigurimeve
Në bazë të nenit 158-d, nenit 158-gj, nenit 158-e dhe nenit 158-zh paragrafi (2) të Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.27/2002, 79/2007, 88/2008, 67/2010, 44/2011, 188/2013, 43/2014, 112/2014, 153/2015, 192/2015, 23/2016, 83/2018 dhe 198/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriu” nr.101/2019, 31/2020 dhe 173/2022), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon
Shpallje publike nr.19/2023
për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit të Ekspertëvetë
Agjencisë së Mbikëqyrjessë Sigurimeve
1) Me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të emërojë një anëtar të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (një anëtar i angazhuar në mënyrë joprofesionale).
2) Organi i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve është Këshilli i Ekspertëve.
3) Këshilli i Ekspertëve të Agjencisë përbëhet nga pesë anëtarë, prej të cilëve një është kryetar i cili udhëheq Agjencinë dhe e përfaqëson në marrëdhëniet me persona të tretë.
4) Mandati i anëtarëve të Këshillit të Ekspertëve është pesë vjet, me mundësi të rizgjedhjes.
5) Kryetari dhe së paku dy anëtarë të Këshillit, të cilët në bazë të propozimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i përcakton Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë të angazhuar në mënyrë profesionale në Agjenci me orar të plotë pune dhe nuk mund të ushtrojnë funksion tjetër dhe të punësohen në vend pune tjetër ose të marrin kompensim tjetër përveç pagës dhe shtesave të tjera të pagës, në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe Marrëveshjes Kolektive, si dhe kompensime nga honorarë të përkohshëm edukative dhe autoriale.
6) Anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë mund të zgjidhet personi icili i plotëson kushtet në vijim:
- Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
- Të jetë ekspert i njohur në fushën e sigurimit, financave ose të drejtës tregtare dhe të ketë të paktën pesë vjet përvojë pune në fushën e sigurimit ose financave;
- Të posedojë një nga certifikatat e njohura ndërkombëtarisht ose vërtetime për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet: TOEFEL IBT(TOEFL IBT) së paku74 pikë, IELTS (IELTS) - së paku 6 pikë,ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) – së paku nivelin B2, FCE (FCE) (Cambridge English: First) – të kaluar, BULATS (BULATS) – së paku 60 pikë ose APTIS (АPTIS) - së paku nivelin B2;
7) Anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë nuk mund të emërohet personi:
- Të cilit i është shqiptuar dënim me burg për vepër penale kundër financave publike, kundër qarkullimit pagesor dhe ekonomisë, kundër detyrës zyrtare ose kundër qarkullimitjuridik;
- Të cilit i është shqiptuar sanksion kundërvajtës ose dënimi ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës në fushën e sigurimeve dhe financave;
- I cili është dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor me dënim të pakushtëzuar me burg mbi gjashtë muaj, deri sa zgjatin pasojat juridike të aktgjykimit përveprat penale kundër pronës, veprat penale kundër financave publike, qarkullimit pagesor dhe ekonomisë, veprat penale kundër detyrës zyrtare, si dhe veprat penale falsifikimi i dokumenteve, raste të veçanta të falsifikimit të dokumenteve, falsifikimi kompjuterik, përdorimi i dokumentit me përmbajtje të rrejshme dhe mbishkrim nga Kodi Penal;
- Të cilit i është shqiptuar ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
- I cili është funksionarqë udhëheq organ shtetëror ose organ të administratës shtetërore;
- I cili është anëtar i organit drejtues, organit mbikëqyrës ose person i punësuar në shoqërinë e sigurimeve, shoqëribrokeriminë sigurime ose person tjetër juridik ndaj të cilit mbikëqyrje zbaton Agjencia;
- I cili është aksionar në shoqërinë e sigurimeve, shoqëri brokerimi në sigurime, shoqëri përfaqësimi në sigurime apo person tjetër juridik ndaj të cilin mbikëqyrja zbatohet nga Agjencia;
- I ciliështë anëtar i organeve të partive politike dhe
- I ciliështë deputet ose person që kryen detyrë tjetër në të cilën e emëron Qeveria ose Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
8) Kryetari dhe anëtarët e Këshillit të Ekspertëve janë të obliguar që punën e tyre ta kryejnë në mënyrë profesionale dhe në mënyrë që të mos vënë në dyshim pavarësinë dhe vetëqëndrueshmërinë e Agjencisë. Çfarëdo lloj formë në ndikimin e punës sëKëshillit të Ekspertëve që mund të ndikojë në pavarësinë dhe vetëqëndrueshmërinë e Agjencisë është e ndaluar.
9) Anëtarët e Këshillit të Ekspertëve të cilët nuk janë të angazhuar në mënyrë profesionale në Agjenci kanë të drejtë në kompensim mujor dhe kompensim të shpenzimeve të tjera të përcaktuara me Statutin dhe aktet e tjera të Agjencisë.
10) Me fletëparaqitjen kandidatët detyrimisht duhet të dorëzojnë dokumentacionin në vijim
- Biografi të shkurtër;
- Certifikatë të shtetësisë;
- Diplomë përpërfundimin e arsimit të lartë;
- Dëshmi se është ekspert i njohur në fushën e sigurimit, financave ose të drejtës tregtare dhe të ketë të paktën pesë vjet përvojë pune në fushën e sigurimit ose financave;
- Certifikatë të njohur ndërkombëtarisht ose vërtetim për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet: TOEFEL IBT (TOEFEL IBT ) së paku74 pikë, IELTS (IELTS) - së paku 6 pikë, ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) – së paku nivelin B2, FCE (FCE) (Cambridge English: First) – të kaluar, BULATS (BULATS) – së paku 60 pikë ose APTIS (АPTIS) - së paku nivelin B2;
- Dëshmi se nuk i është shqiptuar dënim me burg për vepër penale kundër financave publike, kundër qarkullimit pagesor dhe ekonomisë, kundër detyrës zyrtare ose kundër qarkullimit juridik;
- Dëshmi se nuk i është shqiptuar sanksion kundërvajtës ose dënimi ndalesë për ushtrimine profesionit, veprimtarisë ose detyrës në fushën e sigurimeve dhe financave;
- Dëshmi se nuk ka aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor me dënim të pakushtëzuar me burg mbi gjashtë muaj, deri sa zgjatin pasojat juridike të aktgjykimit për veprat penale kundër pronës, veprat penale kundër financave publike, qarkullimit pagesor dhe ekonomisë, veprat penale kundër detyrës zyrtare, si dhe veprat penale falsifikimi i dokumenteve, raste të veçanta të falsifikimit të dokumenteve, falsifikimi kompjuterik, përdorimi i dokumentit me përmbajtje të rrejshme dhe mbishkrim nga Kodi Penal;
- Dëshmi se nuk i është shqiptuar ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
- Dëshmi se nuk është funksionar që udhëheq organ shtetëror ose organ të administratës shtetërore;
- Dëshmi se nuk është anëtar i organit drejtues, organit mbikëqyrës ose person i punësuar në shoqërinë e sigurimeve, shoqëri brokerimi në sigurime ose person tjetër juridik ndaj të cilit mbikëqyrje zbaton Agjencia;
- Dëshmi se nuk është aksionar në shoqërinë e sigurimeve, shoqëri brokerimi në sigurime, shoqëri përfaqësimi në sigurime apo person tjetër juridik ndaj të cilin mbikëqyrja zbatohet nga Agjencia;
- Dëshmi se nuk është anëtar i organeve të partive politike dhe
- Dëshmi se nuk është deputet ose person që kryen detyrë tjetër në të cilën e emëron Qeveria ose Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
11) Dokumentet nga pika 10 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të vërtetuar në noter dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut Bul. ,,Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Shpalljen Publike për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (anëtar i angazhuar në mënyrë joprofesionale)”.
12) Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është (15 ditë), llogaritur ditën e publikimit të shpalljes në gazetat ditore.
13) Shpallja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
14) Dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.