Shpallje publike nr.20/2023 për zgjedhjen e drejtorit të Qendrës Shtetërore të Provimeve
Në bazë të nenit 9 të Ligjit për Qendrën Shtetërore të Provimeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.142/2008, 148/2009, 41/2014, 55/2016 dhe 142/2016 dhe 64/2018), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon
SHPALLJE PUBLIKE nr.20/2023
për zgjedhjen e drejtorit të Qendrës Shtetërore të Provimeve
1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, do të emërojë drejtorin e Qendrës Shtetërore të Provimeve për periudhë pesëvjeçare dhe me mundësi rizgjedhjeje.
2. Për drejtor të Qendrës Shtetërore të Provimeve mund të zgjidhet personi që plotëson kushtet në vijim:
1) Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
2) Në momentin ezgjedhjes me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim apo sanksion kundërvajtës ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
3) Të ketë fituar së paku 240 kredi sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 të arsimit;
4) Të ketë minimum gjashtë vjet përvojë pune në veprimtarinë edukativo-arsimore ose në organin e administratës shtetërore kompetente për çështjet e arsimit dhe
5) Të posedojë një nga certifikatat të njohura ndërkombëtarisht ose vërtetime për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet, si në vijim:
- TOEFEL IBT–së paku74 pikë,
- IELTS (IELTS)– së paku 6 pikë,
- ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) –së paku nivelin B2,
- FCE (FCE) (Cambridge English: First) – të kaluar
- BULATS (BULATS) –së paku 60 pikë ose
- АPTIS (АPTIS) –së paku nivelin B2
3. Për drejtor të Qendrës Shtetërore të Provimeve mund të emërohet personi i cili përveç kushteve të përmendura në pikën 2 të shpalljes, duhet t’i plotësojë edhe kriteret shtesë të shënuara në fletëparaqitjen e disponueshme në lidhjen në vijim:
https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/prijava_za_oglas_1.pdf
https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/struktura_na_dopolnitelni_dokumenti_1.docx
4. Me fletëparaqitjen kandidatët detyrimisht duhet ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim:
1) Fletëparaqitje të shpalljes;
2) Biografi të shkurtër;
3) Letër motivuese;
4) Plan dhe program për punën e ardhshme,
5) Certifikatë të shtetësisë;
6) Dëshmi se në momentin e zgjedhjes me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim apo sanksion kundërvajtës ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
7) Diplomë ose vërtetim për arsimin e lartë të përfunduar me së paku 240 kredi të fituara sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 të arsimit;
8) Histori të evidentuar në Agjencinë e Punësimit të RMV-së ose në FSPIMV-së si përvojë pune, se ka minimum gjashtë vjet përvojë pune në veprimtarinë edukativo-arsimore ose në organin e administratës shtetërore kompetente për çështjet e arsimit;
9) Certifikatë të njohur ndërkombëtarisht ose vërtetim për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet:
- TOEFEL IBT–së paku 74pikë,
- IELTS (IELTS) –së paku 6pikë,
- ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) –së paku nivelin B2,
- FCE (FCE) (Cambridge English: First) –të kaluar,
- BULATS (BULATS) –së paku 60 pikë ose
- АPTIS (АPTIS) –së paku nivelin B2 (B2).
5. Dokumentet nga pika 4 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të vërtetuar në noter dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut Bul. ,”Ilinden nr.2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Shpalljen Publike për zgjedhjen e drejtorit të Qendrës Shtetërore të Provimeve”.
6. Dokumentet e kërkuara nuk i zëvendësojnë format ekzistuese të përcaktuara me Ligjet dhe aktet nënligjore nën kompetencë të MSHIA- së dhe ligjet e veçanta që i përcaktojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për zgjedhje/emërim.
7. Dokumentet e kërkuara mund të jenë publike (nëfaqen e internetit) të Institucionit për kandidatin/ten të cilat janë zgjedhur/emëruar dhe në funksion të transparencës dhe ndjekjes së përmbushjes së të njëjtave nga organet mbikëqyrëse (Qeveria, Kuvendi, Bordet Mbikëqyrëse dhe trupa të ngjashëm).
8. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 5 ditë, llogaritur ditën e publikimit të shpalljes në shtypin ditor.
9. Shpallja do të publikohet nëfaqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
10. Dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.