Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë do të mund të shfrytëzojnë masën për Qasje të lirë në tregun e punës në kuadër të “Ballkani i Hapur”

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë nga sot mund të shfrytëzojnë masën për Qasjen e lirë në tregun e punës në kuadër të “Ballkanit të Hapur”. Masa del nga Marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara ndërmjet tre shteteve anëtare të nismës për Ballkanin e Hapur, përkatësisht marrëveshja për kushtet për Qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, si dhe Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve nga Ballkani Perëndimor.

Masa synon që brenda nismës  të kontribuojë në heqjen e barrierave që pengojnë tregtinë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të mundësojë përdorimin e shërbimeve elektronike.

Qytetarët e interesuar për qasje të lirë në tregjet e punës së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë duhet së pari të marrin një Numër Identifikimi për Ballkanik e Hapur, në portalin e-shërbimet elektronike në vendin e tyre, me të cilin më pas të aplikojnë për miratim për qasje të lirë në tregun e punës në dy shtetet e tjera. Procedura zhvillohet tërësisht në mënyrë elektronike dhe zgjat deri më 30 ditë.

Pasi që qytetarët e interesuar të hyjnë në shërbimet  uslugi.gov.mk ku do të paraqesin kërkesë për lëshimin e një Numr Identifikimi për Ballkanin e Hapur (OB ID), i cili gjenerohet menjëherë, hapi tjetër është përdorimi i atij numri për të aplikuar për Certifikatë për Qasje të lirë në tregun e punës në Serbi, https://euprava.gov.rs/ ose në Shqipëri, https://e-albania.al/.

Procedura është përshkruar plotësisht ku në detaje janë linqet e mëposhtme:

1. https://uslugi.gov.mk/otvoren-balkan.nspx

2. https://av.gov.mk/otvoren-balkan-severna-makedonija-srbija-i-albanija-ns...

Institucionet përgjegjëse për zbatimin e masës në Maqedoninë e Veriut është  Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës përmes portalit uslugi.gov.mk në pjesën e dhënies së Numrit Identifikues për Ballkanin e Hapur, Ministria e Punëve të Brendshme në pjesën e dhënies së Numrit amë për të huaj dhe qendrat e Agjencisë për Punësim në  pjesën për lëshimin e certifikatës për qasje të lirë në tregun e punës, me të cilën mundëson punësimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo masë i kontribuon progresit dhe prosperitetit ekonomik, duke marrë parasysh rëndësinë e fushës së lëvizjes së punëtorëve. Masa është plotësisht e harmonizuar dhe respekton zbatimin e ligjit të BE-së në fushën e lëvizjes së lirë të punëtorëve dhe përgatitjen më të shpejt të integrimit të tregut të përbashkët në BE.

Marrëveshja për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës, konfirmon gatishmërinë për të forcuar marrëdhëniet dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë, në mënyrë që të kontribojë në zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë, investimeve dhe punësimit në Ballkanin Perëndimor.

Kjo do të thotë se me këto risi dhe lehtësime, qytetarët do të kënë qasje shumë më të shpejtë dhe shumë më të lehtë për lehtësimin  e punës në keto tre shtetet. Nga momenti i sigurimit të qasjes në tregun e punës, në të gjitha fazat vijuese, që nënkupton negociatat për punë, punësim dhe sigurim pensional-shëndetësor, të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve dhe kompanive mbeten të pandryshuara, përkaësisht e njëjta si deri më tani, në përputhje me legjislacionin kombëtar.

Me fillimin e zbatimit të këtyre marrëveshjeve, personat që do të marrin OB-ID u lejohet qëndrimi të pandërprerë prej dy vite, gjatë të cilës kanë të drejtë të gjejnë punë.