Mickoski: Vijon invenstim prej mbi 400 milionë euro, për pavarësi më të madhe energjetike, si dhe mbi 150 projekte për zhvillim të ekonomisë në nivel lokal

Në gjysmën e dytë të korrikut do të kemi ribalancim në Kuvend ndërsa në gjysmën e parë të gushtit do të shpallet Thirrja drejtuar Komunve për të aplikuar me projektet e tyre. Dhe sipas asaj që bisedova sot me ministren e financave, ka shumë gjasa që komunave t'u ndahen 6 miliardë denarë për projekte që janë gati”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë në emisionin “Analiza” në 24TV.

Mickoski shtoi se me ato 6 miliardë denarë ka pritje që të financohen së paku 150 projekte, e ndoshta do të përfshihen edhe 200 projekte.

“Me sa pata rastin të shoh, bëhet fjalë për projekte të mëdha, siç janë bulevardet, kanalizimet, ujësjellësit, kopshtet, shkollat etj.”, shtoi ai.

Mickoski theksoi se nesër do të promovohet një projekt i madh, që ka të bëjë me një investim prej 400-450 milionë euro në fushën e energjetikës dhe 100 milionë euro shtesë për bruto-produktin e brendshëm të vendin. E kjo, është shumë e rëndësishme.

“Nesër po promovojmë një projekt të madh, projekt që ka rëndësi shumë madhe dhe ka të bëjë me një investim të madh të huaj në fushën e energjetikës me vlerë diku rreth 400-450 milionë euro. Shfrytëzoj rastin për të shtuar edhe një informacion shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me prodhimin e energjisë elektrike e prodhuar nga erërat maqedonase, e me këtë praktikisht do të kemi një bilanc energjetik, domethënë sa më shumë prodhojmë aq më shumë konsumojmë. Dhe atë pa pasur ligje të veçanta në Kuvend, pa pasur asnjë prapavijë”, theksoi kryetari i Qeverisë.