“Ju faleminderoj për pritjen e ngrohtë, ashtu ishte në fillim të tetorit kur më kujtohet se sa prej jush tregonit se me çfarë sfidash po përballeni. Dhe atëherë nga ky takim doli ideja kryesore që të kemi një ndryshim të plotë të konceptit në sistemin pensional, që ka të bëjë me rritjen lineare të pensioneve për pensionistët. Në këtë mënyrë praktikisht të gjithë pensionistët në mënyrë të barabartë do të fitojnë dhe nuk do të krijohet dallim i madh mes pakicës dhe më shumë se 80% të pensionistëve”, tha kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në takimin e sotëm me shoqatën e Pensionistëve të Velesit, pas vendimit të Qeverisë për rritjen e pensioneve për pensionistët.
Dhe atëherë deklaruam dhe sot atë dua ta konfirmoj, se synimi ynë kryesor do të jetë që qytetarët tanë të moshuar të kenë ditë pensioni më dinjitoze, pra të ndihen të denjë dhe dinjitoz në vitet më të mira të jetës së tyre, e jo siç ishte në vjeshtën e kaluar dhe në dimër, kur për fat të keq prindërit tanë, gjyshërit, gjyshet, në vend që të kalonin ditët e pensionit ashtu siç e meritojnë, shëtisnin rrugëve dhe shesheve anembanë Maqedonisë, duke kërkuar të drejta më të mëdha dhe pensione më të larta”, theksoi kryeministri Mickoski.
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se është bërë një analizë e detajuar dhe në bazë të saj është bërë premtimi se në vitin e parë të mandatit do të bëhet rritje lineare e pensioneve për pesë mijë denarë.
Sot në mbledhjen e Qeverisë, si pikë në rendin e ditës për informim, arritëm në përfundimin se pensionet që duhet të nivelizohen, tani në muajin shtator, e më pas në muajin mars të vitit të ardhshëm, do të përfshijnë atë rritje lineare së pari prej 2.500 denarësh tani në shtator dhe 2.500 denarë në muajin mars. Kjo do të thotë se fillimisht për tre muaj, e më pas për 9 muaj, më herët se një vit nga që e premtuam, ato 5000 denarë të rritjes lineare të pensioneve për pensionistët do të paguhen menjëherë – tha Kryetari i Qeverisë.
Ai theksoi se janë bërë përpjekje që rritja e plotë e pensioneve prej 5.000 denarë të paguhet në shtator, por në këtë buxhet siç është, mungojnë 2,5 miliardë denarë për pagesën e rregullt të pensioneve. Duke pasur parasysh se me rritjen e re po aq para do të përfshihen, me ribalancimin e buxhetit do të ristrukturohen 5 miliardë denarë ose më shumë se 80 milionë euro.
“Atë që e premtuam në takimin tonë në tetor të vitit 2023, e realizojmë në pesë ditët e para nga formimi i Qeverisë së re”, theksoi kryeministri Mickoski dhe shtoi se prioriteti kryesor në periudhën që vijon do të jetë sistemi shëndetësor.
“Kemi punuar bashkë me ministrin Arben Taravari. Është në përgaditje e sipër ligji i ri, me të cilin do t'i racionalizojmë zyrtarët në shëndetësi, përkatësisht do të vijë deri te fshirja e pjesës në të cilin ishin të ashtuquajturit organizativë ose të njohur për popullin, si drejtorët ekonomikë. Dhe ministri Taravari tashmë e ka bërë këtë, një pjesë e madhe e tyre që kanë qenë ushtrues detyre që kanë qenë pa mandat, mbesin në të kaluarën dhe me këtë ligj të ri që ka hyrë në procedurë qeveritare do të shfuqizohen të gjithë drejtorët organizativë. Në këtë mënyrë praktikisht do të kemi punë më efikase dhe më të lirë dhe më shumë para që do të mbeten për siguruesit shëndetësorë”, tha kryetari i Qeverisë Mickoski në takimin e sotëm me shoqatat e pensionistëve në Veles.