Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së tij në Komunën e Ohrit, lidhur me zjarret në vend, tha se në dy ditët e ardhshme situata do të jetë tërësisht nën kontroll dhe aktualisht ka ardhur ndihma nga Turqia, ndërsa pritet edhe nga Serbia, Mali i Zi dhe Sllovenia.
“Ndryshe nga ‘si deri tani’, kur përdornin metoda alternative të thirrjes së shiut dhe të ngjashme për t’u përballur me zjarret, qeveria e kaluar, tani kjo Qeveri, menjëherë pas ardhjes, i patë dy ministrat janë nisur menjëherë në vendngjarje së bashku me drejtorin e QMK-së, Angellov për të punuar në shuarjen e zjarrit. Menjëherë kërkuam dhe një pjesë e asaj mbështetjeje ka ardhur, nga Turqia kanë ardhur aeroplanë, dy avionë dhe një helikopter”, tha Kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski tregoi se aeroplanët tashmë janë duke punuar për të qetësuar zjarrin në atarin e Komunës së Novosellës dhe se helikopteri tani shkon në drejtim të rajonit të Negotinës të malit Serta.
“Meqenëse bëhet fjalë për rajone të paarritshme, për momentin nuk ka nevojë për mbështetje tjetër përveç avionëve. Presim ndihmë dhe mbështetje nga Serbia, Mali i Zi, Sllovenia dhe vlerësojmë që në dy ditët e ardhshme kjo do të vihet nën kontroll. Qytetarët të jenë të qetë, kontrollojmë tërësisht situatën, sot kemi përforcime me avionë që do të mund të nxjerrin burime, ujë nga liqeni i Dojranit, veçanërisht në Novosellë. Kemi plan për ditën e nesërme dhe pasnesër puna do të jetë tërësisht nën kontroll”, tha Mickoski.