Qeveria mbajti mbledhjen e 11-të.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar Qeverinë se ka marrë informacion nga Instituti i Shëndetit Publik dhe alarmi i motit të Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike për shfaqjen e valës së të nxehtit që zgjat 2 ditë, në periudhën nga data 12.08.2024 deri më 13.08.2024. (e hënë dhe e martë).
Territorii i gjithë vendit do të ndikohet nga temperaturat e larta të fazës portokalli dhe sipas Planit të Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e popullatës, do të ndërmerren veprimet e parapara për FAZËN 2 - NIVELI PORTOKALLI i valëve të të nxehtit.
Në përputhje me këtë, Qeveria miratoi masa shtesë për parandalim, përkatësisht:
- Lirimi nga detyrat e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç në periudhën nga data 12.08.2024 deri më 13.08.2024 (e hënë dhe e martë). Në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet t’i riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë në ambient të hapur, me çka do të shmangen ndërtimet dhe aktivitetet e tjera të punës në ambient të hapur në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
- Duke pasur parasysh faktin se disa procese të caktuara të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, rikujtohen punëdhënësit për detyrimin për respektimin e rregulloreve ligjore në këtë fushë.
- Në institucionet e kujdesit për fëmijët (kopshtet), nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren në ambient të hapur në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00.
- Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për çështje sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehët.
Në të njëjtën kohë, Qeveria mori vendime të kuadrove:
- Afrona Vërzivoli u shkarkua nga detyra e ushtrueses së detyrës, kryerevizore e Trupit të revizionit për rishikimin e instrumentit për ndihmë paraqasëse.
- Arben Ramadani emërohet për ushtrues detyre, kryerevizor i Trupit të revizionit për rishikimin e instrumentit për ndihmë paraqasëse. Ai është revizor i pavarur në Departamentin e promovimit të revizionit. Ai drejtpërdrejt merr pjesë në përpilimin e dokumenteve strategjike, planeve strategjike afatshkurtra dhe afatgjata në lidhje me zhvillimin e Trupit të revizionit dhe auditimit, si dhe monitoron dhe ndjek zbatimin e tyre. Ai gjithashtu ka punuar si revizor i lartë në departamentin e revizionoit në IPA fushën.
- Ivan Ignjatov emërohet për ushtrues detyre, zëvendës kryerevizor i Trupit të revizionit për rishikimin e instrumentit për ndihmë paraqasëse. Ai është doktor i shkencave ekonomike me temën “Zhvillimi i sistemit të revizionoit dhe kontrolli për përdorimin efikas të fondeve të BE-së”.